Kabashiq: Masat e Beogradit janë një formë e deklaratës politike, por pa pasoja konkrete për Prishtinën

Nikola Kabašić
Burim: Kosovo Online

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, mendon se synimi i Beogradit për të mos pranuar dhe anuluar të gjitha vendimet që nuk janë në përputhje me atë që ishte rënë dakord më parë në procesin e dialogut, duhet parë si formë e deklaratës politike, sepse nuk mund të prodhojnë efekte juridike në Serbi dhe nuk do të kenë pasoja konkrete për Prishtinën.

Ai shtoi se është gjithashtu e paqartë nëse vendimi do të zbatohet nga Kuvendi, qeveria apo ministritë individuale, sepse vendimet e Prishtinës nuk mund të prodhojnë efekte juridike në Serbi.

“Më shumë është një deklaratë politike dhe një qëndrim politik i Qeverisë së Serbisë, se sa diçka që do të ketë pasoja konkrete, rezultate konkrete apo ndryshim konkret në terren”, ka thënë Kabashiq për Kosovo online.


Ai beson se është e paqartë se si kjo mund të zbatohet në praktikë, por edhe cilat vendime i referohet saktësisht.

“Vetë ky qëndrim është pak kontradiktor. Si mund të mos pranojë Qeveria e Republikës së Serbisë vendimet e marra nga autoritetet e Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me çka, me marrëveshjet e nënshkruara? Me cilat? Me Marrëveshjen e Brukselit, e cila është tërësisht brenda Kornizës Kushtetuese të Kosovës? Çfarë do të thotë se Serbia nuk do të njohë vendime që nuk janë në përputhje me Kornizën Institucionale të Kosovës. Është pak kontradiktore”, tha Kabashiq.