Kalimi në Jarinje është hapur pas më shumë se tre javësh

Jarinje
Burim: Kosovo Online

Kalimi në Jarinje, i cili ishte i mbyllur për hyrje në Kosovë për më shumë se tre javë, është hapur sot në orën 8.40.

Jarinja u mbyll më 24. shtator, pas ngjarjeve në Banjskë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës të dielën ka mbyllur menjëherë vendkalimet në veri të Kosovës.

Në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak është bërë e mundur të largohen nga Kosova, por veturat e pasagjerëve dhe as këmbësorët nuk kanë mundur të hyjnë në Kosovë.

Vendkalimi në Bërnjak është hapur për trafik dhe këmbësorë më 4. tetor, por Jarinja ka mbetur ende e mbyllur për shkak të, siç ka thënë atëherë zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani, kontrolli i terrenit.