Kamberi: Do të vazhdojë ping-pongu për draft-statutin e AKS mes Qeverisë së Kosovës dhe Quintës
Drejtori i Institutit “Musine Kokalari”, Belgzim Kamberi, deklaron për Kosovo online se ka përçarje të mëdha mes Qeverisë së Kosovës dhe Quintës lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe se duket se ajo që thotë do të jetë një loj e ping-pongut ndërmjet autoriteteve në Prishtinë dhe Quintës lidhur me AKS do të vazhdon.
“Përderisa Quinta, BE-ja dhe SHBA-ja thonë se drafti evropian është ai që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, Qeveria e Kosovës ditëve të fundit është prapa dhe flet pak më shumë për një model tjetër, të cilin do ta merrnin si një shembull, pra modeli i fondacionit gjerman Friedrich Ebert. Kjo është dëshmi se ne përsëri kemi një ndarje të madhe mes autoriteteve dhe Quintës jo vetëm për atë se si ata e shohin se duhet të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, por edhe se si e shohin normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe vetë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, vlerëson Kamberi.
Siç shton ai, është parë se qeveria e Kosovës nuk ka qenë e gatshme që draftin evropian të statutit të AKS ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, prandaj ai beson se do të jetë vështirë të arrihet ndonjë përparim në lidhje me AKS dhe zbatimin e Marrëveshjes Bruksel-Ohër pa udhëheqsit të ri në Bashkimin Evropian dhe në Kosovë.
“Tashmë kemi hyrë në fazën parazgjedhore dhe vështirë se do të kemi ndonjë përparim në zbatimin e marrëveshjes nga Marrëveshja e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve të reja në Kosovë”, thotë ai.
Në lidhje me atë se a mund të pritet përparim me ardhjen e ndërmjetësuesit të ri të BE-së në dialog, i cili do të pasojë Miroslav Lajçak nga shtatori, Kamberi thotë se është e vështirë të parashikohet, duke pasur parasysh se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vijnë por edhe për shkak të gjërave të tjera gjeopolitike që po ndodhin, jo vetëm në Ukrainë dhe në Ballkan, por kudo.
“Do të shohim nëse do të kemi ndonjë dinamikë të re për zbatimin e marrëveshjes. Për momentin është shumë e vështirë të pritet progres, duke marrë parasysh se edhe në Serbi nuk ka vullnet të madh për zbatimin e marrëveshjes, sepse tani ka edhe Rezoluta për Srebrenicën dhe shumë gjëra të tjera, pra jemi në një situatë vakum”, vlerëson Kamberi.
komentet