KE: Vizita e presidentit të Serbisë në Ukrainë është "një sinjal i rëndësishëm"
Burim: Kosovo Online
Komisioni Evropian ka përshëndetur vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ukrainë dhe e ka vlerësuar si “një sinjal të rëndësishëm”.
„E përshëndesim vizitën e presidentit Vuçiq në Ukrainë. Kjo është një sinjal i rëndësishëm“, tha zëdhënësi i KE-së, Markus Lamer, në një konferencë për shtyp në selinë e Komisionit Evropian.
Ai theksoi se KE inkurajon vendet kandidate që të qëndrojnë të bashkuara me BE-në në politikën ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Ai përsëriti thirrjen e KE-së për një armëpushim të plotë për të paktën 30 ditë, me qëllim që të reduktohen vuajtjet e civilëve dhe të hapet rrugë për negociata për paqe.
komentet