Kolona kilometrike të kamionave në Merdare si pasojë e kontrolleve të detajuara në terminalin kosovar
Vetëm disa ditë pasi Qeveria e Kosovës hoqi pjesërisht ndalimin e importit të mallrave sërbe, pra lejoi importin e mallrave të prodhuara në Sërbi vetëm në Merdare, tek ky vendkalim nga drejtimi prej Sërbisë qëndrore është krijuar kolona e kamionëve me gjatësi prej tre kilometrash.
Kamionët që transportojnë mallra sërbe kontrollohen detajisht manualisht në terminalin kosovar ku kontrolli i një kamioni zgjat deri në dy orë, çka ka sjellë që në anën sërbe të formohen kolona të mauneve deri në fshatin Merdare.
Me këtë vendim të Prishtinës që vetëm Merdare të lejohet për të kaluar qarkullimin e mallrave sërbe, krijohet problem për shoferët e kamionëve që nuk transportojnë mallra sërbe, por edhe për ata që janë tranzit.
Shoferët e kamionëve në Merdarë presin disa orë ndërsa disa prej tyre me ditë të tëra. Për ujë e ushqim nuk i’a dalin sepse nuk kanë furnizime, dhe arsyeja përse qarkullimi është ngadalësuar, nuk u është bërë e njohur.
Aleksandar Bogdanoviq transporton mallra nga Kina. Në kolonë pret prej katër orësh, ndërsa kolona e kamionëve para tij është e gjatë deri në 2 kilometra e gjysmë.
"Transportoj mallra nga Kina, bëhet fjalë për mallrat ë ardhura me anije. Kam katër orë që pres ndoshta dhe më shumë dhe nuk e di deri kur do të pres. Nuk e di ku është problemi, me gjasa që dikush ka krijuar ndonjë problem, nuk dëshiron të lejojë mallrat të ecin më tej. Nuk ka se kush të më sqarojë, unë jam tranzit, nuk kam ngarkesë për Kosovë por për Shqipëri", thotë ai.
"Kemi qysh prej orës tetë të së djeshmes që po presim. Askush nuk di gjë. Deri më tani kemi furnizime me ushqim, të shohim më vonë", ka thënë Urosh Kalliniq.
"Mbërrita dje rreth orës 23, kjo është e para herë që ka të tillë rrëmujë dhe që askush nuk di të na sqarojë se për çfarë bëhet fjalë", ka thënë Darko Angjellkoviq nga Beogradi.
"Nuk iki në terminal, unë transportoj mallra nga Italia, këtu ka njerëz që transportojnë mallra nga Spanja, Sllovenia, Gjermania. Ky është skandal dhe turp që po ndodh me ne ndërkohë që të gjithë ju vareni nga shoferët tanë", ka thënë Zvonimir Illiq nga Kurshumlia.
Kryeministri kosovar Albin Kurti më 7 tetor në konferencë për mediat deklaroi se Qeveria e Kosovës vendosi për ndalimin e masës së importit të mallrave nga Sërbia duke e zëvendësuar me përforcimin e kontrolleve.
"Derisa nuk kanë ardhur skanerat do të lejojmë që mallrat të hyjnë vetëm përmes Merdares pasi situata e sigurisë nuk ka ndryshuar", ka thënë Kurti.
Kamioni i parë me mallra sërbe pas një viti e gjysmë ndalimi, hyri në Kosovë ditën e nesërme më saktësisht në drekë. Kontrolli në terminal zgjat deri në dy orë.
komentet