Konventa kombëtare: Etiketimet e Bislimit kundër frymës së dialogut
Grupi i Punës së Konventës Kombëtare të Bashkimit Europian për Kapitullin 35 vlerëson se etiketimi i organizatave të shoqërisë civile nga ana e zv kryeministrit kosovar Besnik Bislimi, është kundër frymës së dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe në kundërshtim me vlerat europiane dhe parimet demokratike.
"Besojmë se akti i tij paraqet lëvizje që duhet ndëshkuar nga ana e Qeverisë së Kosovës, Bashkimit Europian dhe vendeve të Pesëshes", bëhet e ditur në deklaratën e Grupit të Punës ku reagoi ndaj kritikave të Bislimit ndaj të dërguarit të BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak në të cilën mes të tjerash, deklarohej se delegacioni i Konventës Kombëtare kryesisht përbëhej nga organizata joqeveritare sërbe nga Kosova, të cilat aktivisht dhe haptazi zotohen kundër integrimit të qytetarëve sërbë në ekonominë dhe jetën shoqërore në Kosovë.
Konventa Kombëtare për Bashkimin Europian është rrjeti i organizatave të shoqërive civile thekson se në deklaratën e Grupit të Punës dhe shton se kjo organizatë është e pavarur në punën e vet dhe nuk paraqet qëndrime të çdolloj organi shtetëror, apo organizatave bilaterale apo ndërkombëtare.
"Grupi i Punës për Kapitullin 35 punon aktivisht në ndjekjen, ecurinë dhe promovimin e procesit të dialogut të normalizimit, si dhe në pajtimin mes komuniteteve shqiptare e sërbe. Ne nuk e shikojmë dialogun rivalitet mes dy palëve kundërshtare, por si proces që duhet të mundësojë paqe të qëndrueshme, jetë më të mirë për të gjithë njerëzit pavarësisht përkatësisë etnike apo kombëtare, si dhe prosperitetit për mbarë rajonin. Puna e Grupit të Punës është e hapur për publikun, ndërsa përfitojnë prej rezultateve tona të gjithë pjesmarrësit në dialog, përfshirë dhe zotin Bislimi", thuhet në të.
Bislimi mbrëmë në rrjetin social "X" ka thënë se Llajçak bëri të ditur se mbajti takim me anëtarët e Grupit të Punës të Konventës Kombëtare të BE për Kapitullin 35 dhe delegacionin e sërbëve të Kosovës që mbërriti në Bruksel disa orë para se të dorëzonte raportin rreth normalizimit të marrëdhënieve në dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë, por vendosi që të mos përmendë se bëhej fjalë për anëtarët e Konventës Kombëtare në Sërbi.
Megjithatë, siç ai shtoi, delegacioni kryesisht përbëhej nga organizata joqeveritare sërbe të Kosovës të cilat aktivisht dhe haptazi pajtohen kundër integrimit të qytetarëve sërbë në ekonominë dhe jetën shoqërore të Kosovës.
Bislimi shtoi se Llajçaku duhet të sqarojë nëse është në narrativën e vet organizatat joqeveritare sërbe të Kosovës pjesë e Konventës Kombëtare të BE të Sërbisë dhe a janë këto nën ombrellën e tij.
0 komentet