Kozarev me përfaqësuesit diplomatikë të Brazilit, Argjentinës dhe Meksikës: Me rëndësi respektimi i Kartës së KB
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë Dushan Kozarev, u takua sot me përfaqësuesit diplomatikë të Brazilit, Argjentinës dhe Meksikës në Beograd, dhe në bisedë u theksua nevoja për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht në lidhje me Kosovën.
Kozarev u takua me Ambasadoren e Brazilit Maria Clara de Abreu Rade, Ambasadorin e Argjentinës Osvaldo Narciso Marsica dhe Zx.ambasadorin e Meksikës Flor de Liz Vaskez Munjoz, në drekë pune të organizuar nga Ambasadori i Brazilit.
Në bisedë, u theksua marrëveshja për të gjitha çështjet kryesore me interes të ndërsjellë ndërsa bashkëbiseduesit vurën në dukje nevojën për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e KB veçanërisht në lidhje me Kosovën, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Kozarev falënderoi përfaqësuesit e tre ekonomive më të forta të Amerikës Latine për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë.
Biseda i'u referua dhe shqyrtimit të mundësive për përmirësimin e shkëmbimit tregtar, si dhe identifikimit të mënyrave konkrete për t'a rritur më tej.
U vu re potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar për bashkëpunim dhe u shpreh gatishmëria për kontakt më intensiv dhe koordinim më të ngushtë me grupin e Amerikës Latine me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe dhe shumëpalëshe, thuhet në deklaratë.
0 komentet