Kozarev: Nëse migrantët do të vinin në Maqedoni, do të shikonin sesi të iknin në shtetet europiane
Kryetari i Shoqatës për Siguri Korporative dhe Dixhitale nga Shkupi, profesor Atanas Kozarev, vlerëson se Republika e Maqedonisë së Veriut ka politikë serioze për çështjen e emigrantëve dhe rezoluta e miratuar së fundmi rreth politikave shtetërore në fushën e politikës së emigrantëve, sikurse thotë, për të është garanci e mjaftueshme që proçeset në lidhje me migrantët të kontrollohen.
Duke komentuar informacionin se Maqedonia e Veriut, në bazë të marrëveshjes me Britaninë e Madhe, mund të pranojë emigrantë nga ai vend, Kozarev thotë se për këtë çështje praktikisht egziston konflikt mes dy teorive. Njëra që është në favor të asaj që emigrantët vetëm që nuk erdhën në këtë shtet çka thekson teza e opozitës, ndërsa teza tjetër është e qeverisë, e cila tenton që përmes veprimeve konkrete të tregojë se kjo çështje është larg Maqedonisë.
Në këtë moment, sipas opinionit të tij, nevojiten tone të qeta sepse çështja e sigurisë ka pika kontakti me politikën e emigrantëve dhe problemet e tyre.
"Zëra të caktuar përmes mediave, para së gjithash nga Britania e Madhe, madje kanë mbërritur në këto vise në pjesën që egziston një plan për krijimin e qendrave për emigrantët jashtë territorit të Britanisë së Madhe. Maqedonia nuk është imune ndaj këtyre proçeseve, por Maqedonia është shtet i respektueshëm dhe ne kemi qeveri që kujdeset seriozisht për të gjitha këto çështje. Kryeministri ynë ka përcjellë ftesë tek të gjithë kryebashkiakët që të miratojnë akt që do t'ia bëjë të qartë komunitetit vendor se nuk ka rrezik prej emigrantëve", tha Kozarev për Kosovo Onlajn.
Sipas informacionit që rrjedh nëpër media, sikurse shtohet, thuhet se kur të mbërrijnë emigrantët, do të marrin statusin e azilit, çka do të thotë se do të mund të lëviznin lirshëm, të angazhohen në punë, por dhe të kenë mundësinë që të braktisin Maqedoninë e Veriut.
"Në këtë kontekst, ky informacion për mua është mjaft domethënës sepse shteti ynë para së gjithash është pikë tranziti. Emigrantët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në shtetin tonë dhe me të vërtetë çmoj që nëse do të vinin, do të shikonin që të largoheshin drejt shteteve europiane ku kanë më shumë të ardhme", thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai njëkohësisht thotë se në kuadër të bashkëpunimit me shtetet partnere në luftën ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës së emigrantëve, Maqedonia është faktor aktiv.
"Ne jemi nënshkrues të dokumenteve të shumta ndërkombëtare dhe pres që këto proçese të mos cënojnë sigurinë tonë kombëtare çka në këtë moment tregon qasje serioze ndaj sfidave moderne globale. Ajo çka është mjaft e rëndësishme, është fakti që shteti ynë, sikurse çdo shtet normal, bashkëpunon me shtetet partnere nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër kontrabandës së emigrantëve. Dhe në këtë kontekst, besoj se është hapi i duhur të vazhdojmë atë bashkëpunim, të gjitha me qëllim forcimin e proçesit të reduktimit të emigrantëve", thekson Kozarev.
Sipas fjalëve të tij, të gjitha proçeset në lidhje me migrantët kanë implikime sigurie e financiare.
"Në Kosovë, madje përmendet se, nëse do të vinin migrantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo do të lidhej me disa sadisfaksione financiare. Për tani kemi informacione se aty erdhën vetëm dy migrantë. Nga ana tjetër, egziston marrëveshje mes Kosovës dhe Danimarkës për pritjen e të burgosurve nga burgjet e tyre dhe për shembull, Kosova sikurse thuhet, në pesë vitet e ardhshme do të përfitojë miliona euro si kompensim për këtë shërbim që do të ofrojë", thotë Kozarev.
Të gjithë emigrantët, sikurse thekson, që hyjnë pa kontroll në një shtet përmes rrugëve të kontrabandës, janë kërcënim sigurie.
"Dhe ky kërcënim sigurie është përfshirë në strategjitë tona kombëtare, tek ligjet që rregullojnë aktivitetet e Agjencisë së Inteligjencës dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Besoj se personeli në këto agjenci sigurie është i mirëpërgatitur si derimë sot për t'iu përgjigjur çdo sfide, me qëllim që të mos dëmtohet situata e sigurisë", konkludon kryetari i Shoqatës për Sigurinë Korporative dhe Dixhitale.
0 komentet