Kozarev: Së shpejti Konsullatë e Përgjithshme e Sërbisë në Majami dhe linjë direkte ajrore e Er Sërbia

Konsullata e Përgjithshme e Sërbisë në Majami mund të çelet në vjeshtë si reflektim i përmirësimit dhe ambiciozitetit të marrëdhënieve sërbo-amerikane dhe nevojë e diasporës sërbe, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme Dushan Kozarev i cili u shpreh se procedura është në zhvillim si dhe çelja e linjës direkte ajrore Beograd-Majami, transmeton RTV.
Linja direkte ajrore deri në Majami do të jetë linja e tretë ajrore e Er Sërbisë në qytetet e SHBA-përveç Nju-Jorkut e Çikagos, kujton Kozarev në deklaratë për Tanjug.
“Shpresojmë që të ndodhë së shpejti ndoshta jo me orarin dimëror të fluturimeve që është afër relativisht, por që nuk është e pamundur prej marsit kur të hyjë në fuqi orari i fluturimeve verore", ka thënë Kozarev dhe shtoi se bëhet fjalë për arsye teknike e logjistike. Ai theksoi se diaspora jonë në Florida e ka pritur me dëshirë jo vetëm këtë linjë ajrore, por dhe çeljen e konsullatës.
“Jemi të kënaqur që patëm rastin të bisedojmë dhe me zyrtarët e aeroportit të Majamit, me përfaqësuesit e Er Sërbia dhe me diasporën tonë në Florida, të cilët e presin me dëshirë jo vetëm këtë linjë ajrore, por edhe çeljen e njoftuar të Konsullatës së Përgjithshme, e cila do të mbulonte, ndoshta jo vetëm Floridën, por edhe një numër shtetesh të SHBA që gravitojnë këtë hapësirë nga ku kemi popullsi prezente tradicionalisht të konsiderueshme të diasporës” ka thënë Kozarev.
Ky i fundit u shpreh se këto janë lajme potencialisht të bukura ku procedurat po ndërmerren ndërkohë.
“Tashmë kemi nisur dhe të gjitha mekanizmat zyrtare dhe ajo çka nevojitet sot që kjo të arrihet të miratohet nga strukturat përkatëse në SHBA, janë çështje ditësh dhe ne presim që me këtë linjë ajrore dhe çeljen e Konsullatës së Përgjithshme, rrjeti ynë në SHBA do të bëhet më i gjerë dhe do të pasqyrojë si marrëdhëniet tona ashtu edhe nevojat e qytetarëve tanë që jetojnë në atë hapësirë” ka thënë Kozarev.
Ky i fundit u shpreh se pasi të vijnë miratimet e institucioneve zyrtare për përgatitje të brendshme për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme, nevojiten edhe disa muaj.
“Në skenarin më optimist, nëse na vjen pëlqimi i vendit pritës ditën e nesërme, nga vjeshta mund të përllogarisim çeljen e Konsullatës së re të Përgjithshme në SHBA dhe zgjerimin e rrjetit tonë diplomatik dhe konsullor në botë”, tha Kozarev.
Sërbia në SHBA përveç ambasadës në Uashington dhe misionit të përhershëm pranë Kombeve të Bashkuara, ka dhe dy Konsullata pë Përgjithshme në Çikago e Nju Jork si dhe konsullatën pranë Ambasadës në Uashington.
komentet