Kraus: Kosova është shtet i dështuar, një shembull i korrupsionit dhe krimit, nuk ka vend në BE

Maksimilijan Kraus šef poslaničkog kluba FPO u bečkoj skupštini
Burim: FPO Beč

Deputeti i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Kuvendin e Vjenës, Maksimillijan Kraus, mbron ndalimin e projekteve të mëtejshme me Kosovën, në radhë të parë në lidhje me integrimin evropian dhe shton se është shembull i korrupsionit dhe krimit dhe se nuk ka vend në BE.

“Është edhe në interes të Austrisë”, ka thënë Kraus në një prononcim për Kosovo online.

Sipas tij, Partia Popullore Austriake (OVP) në pushtet po i mashtron austriakët që të mendojnë se në Kosovë ka stabilitet dhe potencial të madh.

“Kosova është një shtet i dështuar që nuk ka vend në BE. Situata në terren është e diskutueshme, në radhë të parë në aspektin e politikës së sigurisë. Situata në rajonin kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe pozicioni i minoritetit serb në veri të Kosovës, jo vetëm që është i pasigurt, por mund të shkaktojë që ‘fuçia e barutit’ ballkanike të shpërthejë sërish”, paralajmëroi Kraus.

Ai po ashtu tha se miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën ishte gabim i rëndë.

"Kosova është shembull i korrupsionit, krimit dhe veçanërisht i kontrabandimit të migrantëve në Austri. Kam frikë se liberalizimi i vizave do të jetë një nxitje shtesë për ardhjen e emigrantëve ilegalë ekonomikë dhe për eksodin masiv të shqiptarëve të Kosovës në Austri", shtoi Kraus.

I pyetur se pse Austria nuk është më aq aktive në Ballkan, ai tha se pyetja duhet t'i bëhet ministrit të Jashtëm, Aleksandar Shallenberg.

"Ashtu si në shumë fusha të tjera, për fat të keq, qeveria jonë federale preferon të ndjekë diktatet e BE-së, në vend që të gjejë guximin për të marrë vendime që janë më të mirat për Austrinë. Ne e shohim këtë me sanksionet kundër Rusisë, të cilat nuk sjellin asgjë. Lufta do të vazhdojë, por ekonomia jonë do të ndikohet. Është sikur një mace që kafshon bishtin e vet”, shpjegoi ai.

Duke folur për situatën e brendshme politike në Austri, ai vlerësoi se Partia Socialdemokrate (SPO) është bërë objekt talljeje, pas aferës rreth zgjedhjes së kreut të saj.

"Jam shumë i interesuar se si ata synojnë të dalin nga kaosi i krijuar nga vetë. Por e vërteta është se SPO kujdeset vetëm për veten dhe ne kujdesemi për popullatën," shtoi Kraus.

Sa i përket komunitetit serb, ai thotë se serbët që jetojnë në Austri janë integruar, punojnë dhe janë bërë pjesë e shoqërisë austriake.

"Nga këndvështrimi ynë, emigrantët që janë të vlefshëm dhe kontribuojnë në shoqëri duhet të mbrohen njësoj si austriakët. Jam i bindur se edhe komuniteti serb e ka kuptuar se vetëm FPO vepron dhe nuk bën premtime boshe. Sigurisht që FPO i qëndron kontaktet më të mira dhe të rregullta me përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse Serbe, si dhe me shoqata të shumta serbe”, tha Kraus.