Kryeziu: Detyra e deputetit ishte që të konstituohej parlamenti, pasojat janë humbja e mandatit dhe zgjedhjet
Burim: Kosovo Online
Ish gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Kadri Kryeziu, duke folur rreth hapave të mëtejshme pas dështimit që të konstituohej Kuvendi i Kosovës në harkun kohor që lejon Gjykata Kushtetuese, thotë se tashmë presidentja Vjosa Osmani së bashku me Gjykatën Kushtetuese dhe Komisionin Qëndror Zgjedhor ka detyrim që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme “nga aspekti teknik”.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ligj, çka do të thotë se deputetët kanë patur për detyrë që në harkun kohor prej 30 ditësh të konstituonin parlamentin. Ky vendim ka pasoja në këndvështrimin e humbjes së mandatit pasi nuk mundën që të konstituonin parlamentin çka është e domosdoshme sipas Kushtetutës”, ka thënë Kryeziu për Kosovo onlajn.
Ai mendon ngaqë skadoi afati që i dha Gjykata Kushtetuese, deputetët duhet të ngelen pa mandat dhe se do shkojnë në zgjedhje të parakohshme.
0 komentet