Kurti dhe Gërvalla kanë larguar pasagjerët e parë që kanë udhëtuar për në Vjenë pa viza

Aerodrom Adem Jašari
Burim: Kosovo Online

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla kanë përcjellë udhëtarët e parë që fituan udhëtimin treditor në Vjenë në kuadër të fushatës informuese të Qeverisë së Kosovës për liberalizimin e vizave nga aeroporti “Adem Jashari” i Prishtinës.

Me atë rast, Kurti tha se liberalizimi i vizave paraqet forcimin e identitetit të Kosovës.

“Liberalizimi i vizave paraqet forcimin e identitetit tonë dhe dinjitetit të vendit tonë, për të shënuar këtë ngjarje, 50 qytetarëve iu dha mundësia të udhëtojnë në kuadër të fushatës sonë informuese. Këtë të drejtë duhet ta gëzojmë me përgjegjësi, të respektojmë kërkesat dhe kriteret. Kudo që udhëtojmë nuk duhet të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova jonë e dashur. Udhëtim të mbarë të gjithëve. Gëzuar Vitin e Ri dhe liberalizimin e vizave”, ka thënë Kurti.


Gërvalla falënderoi të gjithë ata që kontribuan në liberalizimin e vizave dhe tha se kjo është meritë e qytetarëve.

“Sot është një ditë e bukur, të gjithë e dimë se sa kohë kemi humbur para ambasadave, sa para janë shpenzuar për viza dhe procedura, sa dinjitoze ka qenë të presësh në shi, borë, diell. Kjo ka marrë fund, ju do të keni mundësinë të udhëtoni në vendet e Shengenit, të vizitoni të dashurit tuaj. Falënderoj të gjithë ata që kontribuan në liberalizimin e vizave, por të mos harrojmë, qytetarët e Kosovës janë ata që kanë kontribuar më së shumti.Udhëtim të mbarë të gjithëve”, tha Gërvalla.


Fituesit me fat thanë se liberalizimi i vizave ishte shumë i vonuar.

"Djali im ka marrë çmimin, pra unë jam shoqërues. Liberalizimi i vizave është dashur të ndodhë më herët, punët e ndryshme janë të kushtëzuara me viza. Tani jemi të lirë si zogj, si të gjithë qytetarët e Evropës", tha Habib Spahiu nga Rahoveci.


Millica Marinkoviq nga Graçanica tha se nuk e priste udhëtimin falas.

“Liberalizimi do të thotë shumë për ne sepse tani me pasaportë të Kosovës mund të udhëtojmë pa viza, kam nxjerrë pasaportën, kam marrë pjesë në një kuiz dhe më kanë ftuar në udhëtim. Edhe unë jam e habitur”, tha ajo.