Labib: Vetëm përmes dialogut mund të shkohet drejt përparimit të pranuar nga të gjithë

Ađa Labib
Burim: Kosovo Online

Ministrja e punëve të jashtme dhe çështjeve europiane e Belgjikës Agja Labib ka thënë pas takimit me shefin e diplomacisë sërbe Ivica Daçiq se vetëm përmes dialogut mund të përparohet në mënyrën e cila është e pranueshme për të gjithë dhe shtoi se është i domosdoshëm de-eskalimi duke ftuar të dy palët të ripërtërijnë përkushtimin e procesit të normalizimit nën patronazhin e BE.

Labib ka thënë se për dialogun mes Kosovës e Sërbisë do të bisedojë dhe nesër në Prishtinë ku do të ketë të njëjtin mesazh.

"Dimë që egzistojnë dhe se ka pasur përparim të konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve, por pavarësisht kësaj, tensionet janë të larta, për të cilën na vjen keq. Nga eksperienca dimë se vetëm përmes dialogut mund të përparojmë në mënyrë të pranueshme për të gjithë”, tha ajo.

Labib shton se përgjigja që BE kërkon, është de-eskalimi dhe angazhim i ripërtërirë për procesin e normalizimit nën patronazhin e BE.

"Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur marrëveshje stabile dhe që të dy palët të kenë të ardhme përmes integrimit në BE dhe si shtete anëtare. Kemi përgjegjësi që e ndajmë për projektin tonë europian, partneriteti ynë duhet të jetë i rëndësishëm sepse nuk mundemi të vetëm të përballemi me sfidat me të cilat kemi përpara dhe duhet të konfirmojmë se ndajmë vlerat, për të cilat punojmë dhe tani” ka thënë Labib.