Lista serbe për arrestimin e Janiçijeviqit: Persekutimi i popullit serb vazhdon

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista serbe, me rastin e arrestimit të Llazar Janiçijeviqit nga Zveçani, ka njoftuar se persekutimi i popullit serb në Kosovë dhe Metohi nga regjimi i Albin Kurtit vazhdon me heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare.

“Në momentin e zisë së madhe në veri të Kosovës dhe Metohisë çdo ditë po ndodhin incidente të shkaktuara nga forcat speciale të Kurtit, kështu që pas rrahjes së djeshme të tre të rinjve në Zubin Potok, sot në vendkalimin administrativ Jarinje, nga kolona e veturave të qytetarëve që po shkonin në varrimin e të vrarit tragjikisht Stefan Nedeljkoviq Lazar Janiqijeviqin e tërhoqën zvarrë dhe e privuan nga liria dhe e dërguan në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Siç kanë thënë, familjarëve dhe miqtë nuk u është dhënë asnjë shpjegim për këtë sjellje të policëve dhe as nuk u është thënë arsyeja e arrestimit të tij. Në këto momente avokati po mundohet të zbulojë se ku ndodhet Janiçijeviqi.

“Ky rrëmbim dhe brutalitet i regjimit të Kurtit është padyshim pasojë e heshtjes së komunitetit ndërkombëtar, i cili tani dhe pa hezitim me sa duket i lejon çdo gjë që Kurti po i bën popullit serb, të cilën deri një javë më parë e bënin fshehurazi me thirrje të rrejshme. Kurti për të de-përshkallëzuar situatën”. “Tani është më se e qartë se populli serb është lënë në mëshirën e regjimit të Kurtit në sytë e KFOR-it, EULEX-it, UNMIK-ut dhe të gjithë avokatëve të rrejshëm të të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.