Lista serbe: Kurti i trajton serbët në Kosovë dhe Metohi si pengje në procesin e negociatave

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Serbe njoftoi sot se arrestimet e fundit të serbëve në veri të Kosovës janë vazhdimësi e dhunës së kryer nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili i trajton serbët e Kosovës si pengje në procesin e negociatave.

“Sot në rajonin e veriut të Mitrovicës dhe Zveçanit, regjimi i Kurtit me mashtrim ka arrestuar dy serbë, I.E. dhe D.M., ndërsa dy të tjerë ende janë në kërkim sipas mediave shqiptare. Ju rikujtojmë se këto arrestime të bashkëqytetarëve tanë, si dhe rrahja e të rinjve në Graçanicë, vijnë pas refuzimit të Kurtit për të marrë pjesë aktive në dialog dhe për të de-përshkallëzuar situatën në terren”, thuhet në njoftim. 

Nga Lista Serbe vlerësoin se është e qartë se Kurti po vazhdon me planin e tij për zgjidhjen e çështjeve të hapura politike me dhunë dhe forcë. 

“Ai po i trajton serbët në Kosovë dhe Metohi si pengje në procesin e negociatave, të cilët mund t'i ngacmojë kur të dojë dhe kështu i dërgon një mesazh Bashkimit Evropian se nuk mund t'i bëjnë asgjë. I bëjmë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që urgjentisht të parandalojnë ndërhyrjen e forcave speciale dhe provokimet tjera të regjimit të Kurtit që rrezikojnë paqen dhe shkaktojnë tensione”, thuhet në Listën Serbe.