Çfarë do të thotë për qeverinë e Kurtit dhe Kosovën arrestimi i anëtarit të Vetëvendosjes për kontrabandë droge
Përmes Kosovës dhe Shqipërisë shkojnë rrugët kryesore të kontrabandës së drogës drejt Europës me skema të mirëzhvilluara të cilat siç tregohet nga arrestimi i fundit i këshilltarit të Vetëvendosjes Besnik Mujeci në Tiranë, kanë depërtuar thellë edhe në strukturat politike në Prishtinë, theksojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn. Këta të fundit shtojnë se sasia prej 11.300 tabletave ekstazi të gjetura tek Mujeci, praktikisht është “gjë e vogël” dhe përmes vendkalimeve “poroze” mes Kosovës dhe Shqipërisë, kontrabandohen tonelata drogë, armë dhe trafikantë njerëzish.
Arrestimi i Mujecit, të cilin Shqipëria refuzoi t’a ekstradonte në Kosovë, ndërsa autoritetet gjyqësore të atjeshme vendosën caktimin e masës së arrestit me paraburgim për një “kohë të pacaktuar”, tronditi seriozisht dhe skenën politike në Prishtinë, prej të cilave prej ditësh vijnë akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosja dhe liderit të saj Albin Kurti. Në rrjetet sociale kanë rjedhur fotot e kryeministrit kosovar dhe ministrit të policisë Xhelal Sveçla me të arrestuarin Mujeci.
Kështu, shefi i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri vlerësoi se "tregtia e drogës me të cilën merren njerëzit e qeverisë së Kurtit është një episod më shumë i mentalitetit korruptiv dhe kontrabandist të qeverisë kosovare dhe tha se Lëvizja Vetëvendosja, është shndërruar në organizatë kriminale botërore që operon edhe jashtë Kosovës”.
Kësaj deklarate i është bashkuar edhe anëtari i Iniciativës Socialdemokrate Zafir Berisha i cili e titulloi Vetvendosjen si organizatë kriminale dhe kërkoi që kjo parti të ndalohet me ligj.
Ish drejtori i Agjencisë Informative Kosovare (KOB) Burim Ramadani ka shkuar edhe më tej duke ofruar zgjidhjen se të gjithë vendimmarrësit e liderët e Kosovës duhet të testohen për narkotikë duke thënë se "rezultatet e testeve mund të jenë befasuese".
Për ekspertin e sigurisë Darko Obradoviq, arrestimi i këshilltarit të Vetvendosjes për trafik droge, ekspozon populizmin e Kurtit dhe tani, thekson ai, shihet se partia e tij është “organizatë ekstremiste e kriminalizuar thellësisht, e cila fshihet pas luftës së pretenduar për shtetin e së drejtës e njëkohësisht përbën zinxhirin e kontrabandistëve të drogës”.
“Tani duhet të jetë e qartë për të gjithë se Kurti nuk është një paqebërës, njeri që zotohet për zbatimin e ligjit, por më shumë vepron si mbrojtës i kartelit të drogës. Kur madje dhe kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj e ftoi të deklarojë gjithçka që di tek prokuroria, është më se e qartë se Kurti veçse ka marrë përsipër aktivitete të caktuara kriminale në të cilat është pjesëmarrës apo mbrojtës. Ky është alarmi i fundit që ndërkombëtarët të kuptojnë se Kurti jo vetëm që nuk është partner politik. por nuk mund të jetë bashkëbisedues i përshtatshëm dhe serioz në çfarëdolloj adrese”, thotë Obradoviq.
Ky i fundit shprehet se përmes Shqipërisë dhe Kosovës kalon rruga afgane.
"Përmes këtij zinxhiri kryesisht kontrabandohet heroina nga Irani përmes Sirisë dhe Turqisë. Në këtë “linjë shqiptare” janë përfshirë dhe autoritetet siriane, të cilat kanë laboratorët e tyre. Kështu që kjo rrugë përfaqëson një nga linjat kryesore të gjakut të jetës. Megjithatë, mafia shqiptare përfshihet gjithnjë e më shumë në biznesin e kokainës, duke përdorur portet veriore, kryesisht në Suedi, për biznesin e tyre me kartelet kolumbiane. Por ajo që është e sigurt dhe ajo që di policia europiane, është se rruga afgane pa mafian shqiptare nuk ekziston dhe kufiri poroz mes Kosovës dhe Shqipërisë, lehtëson punën e klaneve në vetë Kosovën” thekson ai.
Edhe eksperti për siguri Xhevat Gallijasheviq thotë për Kosovo onlajn se nuk ka kontrolle në vendkalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se ato janë tërësisht të "përshkueshme". Ai thotë se kapja e 11.300 tabletave ekstazi të cilat u gjendën tek Mujeci, është konfiskim i parëndësishëm duke patur parasysh se të gjitha rrugët e trafikut të drogës kalojnë përmes Shqipërisë dhe Kosovës dhe se për ta me shumë mundësi kalojnë qindra tonë lëndë narkotike.
“Kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë praktikisht nuk ekzistojnë, sepse nuk ka fare mbrojtje dhe kontroll kufitar. Nuk është çudi që anëtari i Vetëvendosjes është arrestuar në Shqipëri dhe jo në kufi. Kjo tregon se si Kosova dhe Shqipëria nën heshtje kanë fshirë mbikqyrjen kufitare për të shkuar më tej drejt integrimit të kësaj hapësire si unike. Pikërisht këtë Vetëvendosja ka vizatuar në programin e vet politik. Vetëvendosja është strukturë terroriste dhe ky arrestim është veçse një argument më shumë në favor të kësaj. Ata përhapin frikë dhe po bëjnë gjithçka për të dëbuar sërbët nga Kosova. Dhe ky projekt i saj financohet edhe nga krimi” thotë Gallijasheviq.
Ky i fundit pretendon se ekonomia shqiptare e veçanërisht ajo kosovare, bazohet në masë të madhe tek krimi i organizuar, pra tek tregtia e drogës, armëve dhe trafikut njerëzor.
"Kosova është gropa e errët e Europës, aty nuk egziston ndonjë sistem përkatës ligjor, politik dhe i sigurisë i cili që do të funksiononte. Kosova me tentativën e shkëputjes nga Sërbia, në këtë territor u shemb çdo sistem politik dhe juridik, ndërsa ekonomia u reduktua në mënyrë ekskluzive tek krimi i organizuar. Prej andej njerëzit largohen në fushat e huaja të betejës, aty ku trafikohen njerëz... Të gjitha raportet përkatëse për lëvizjen dhe rrugët e trafikut të lëndëve narkotike-në mbarë Europën drejtohen ekskluzivisht përmes Shqipërisë dhe Kosovës. Këtu janë integruar dy hapësira kriminale, dy struktura kriminale janë duke u përpjekur për të krijuar rend ligjor dhe politik. Por tek kjo nuk ka pajtueshmëri. Pra, lëndët narkotike këtu vijnë dhe nga Irani, Kolumbia, Bolivia, Peruja dhe sigurisht që ekzistojnë klane të ndryshme në këto dy hapësira, pra në secilën prej tyre. Arrestimi i anëtarit të Vetëvendosjes mes të tjerave është luftë klanesh në kuadër të karteleve të drogës që janë pjesë e sistemit politik si në Kosovë dhe në Shqipëri” thotë Gallijasheviq.


komentet