Arrestime të reja të serbëve në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Severna Mitrovica
Burim: Kosovo Online

Në Mitrovicën Veriore sot në mëngjes është arrestuar I.E, ndërsa në Zveçan D.M, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Sipas dëshmitarëve okularë I.E. në udhëkryqin afër Shkollës Teknike, ai është arrestuar nga pjesëtarët e njësisë speciale të policisë dhe është vendosur në një veturë me të cilën ka shkuar në drejtim të Mitrovicës Jugore.

Arrestimi i tij është konfirmuar nga familjarët, të cilët deri më tani nuk e dinë se ku ndodhet.

Siç mësohet jozyrtarisht, sot është arrestuar edhe D.M. ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili po ashtu është arrestuar nga Forcat Speciale të Kosovës, në afërsi të stacionit të autobusit në Zveçan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elsani, ka thënë për Kosovo online se mund të konfirmojë vetëm se sot janë arrestuar dy persona.

“Për momentin mund të konfirmoj vetëm se një person është arrestuar në veri të Mitrovicës, si dhe një person në Zveçan. Për momentin nuk mund të jap më shumë detaje dhe do të jeni të informuar për gjithçka që kemi”, ka thënë Eljsani në një bisedë telefonike.