Lista Sërbe ofron mbështetje bashkëatdhetarëve në Graçanicë: Arrestimi i motivuar politikisht nuk do të frikësojë popullin tonë
Funksionarë të Listës Sërbe sot në Graçanicë u kanë ofruar mbështetje bashkëatdhetarëve të tyre pas arrestrimit të djeshëm të drejtuesve të institucioneve sërbe të arsimit dhe shëndetësisë përmes mesazhit se ishte arrestim i motivuar politikisht si dhe caktimi i masës së arrestit nën regjinë e regjimit të Prishtinës, nuk do të trembë sërbët.
"Arrestimet dhe ndalimet e pabazuara dhe të motivuara politikisht të sërbëve të ndershëm nën regjinë e regjimit në Pristinë, pas targetimit nga Nenad Rashiq, nuk do të trembë popullin tonë në Graçanicë dhe në mbarë Kosovën e Metohinë. Madje dhe provokimet e sotme nga ana e të afërmve dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Rashiqit ndaj qytetarëve që protestuan paqësisht kundër këtyre arrestimeve të padrejta, tregojnë gjithë arrogancën dhe pamaturinë e atyre që po tentojnë të frikësojnë popullin sërb", bën të ditur Lista Sërbe në publikimin në Instagram.
Si përherë kur është vështirë dhe funksionarët e Listës Sërbe ishin në Graçanicë për të ofruar mbështetje për bashkatdhetarët e tyre, që të apelonin për paqe dhe përmbajtje për t'u thënë se nuk janë vetëm.
Lista Sërbe ftoi bashkësinë ndërkombëtare të reagojë sa më urgjentisht sepse po veprohet me "persekutimin e motivuar politikisht të popullit sërb që nuk pranon të shesë besimin për darkë".
0 komentet