Lista Serbe: Vrasja e 14 korrësve serbë ishte një krim i planifikuar që ndodhi para syve të KFOR-it dhe UNMIK-ut

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Lista serbe ka rikujtuar se sot shënohet 24-vjetori i masakrës së 14 korrësve serbë në fshatin Staro Gracko, jo larg Lipjanit dhe se askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë, si dhe për shumë krime të tjera ndaj serbëve.

Sipas deklaratës së Listës Serbe, një ditë para syve të dhjetëra mijëra ushtarëve të KFOR-it dhe mijëra policëve të UNMIK-ut u vranë 14 civilë serbë në një krim të planifikuar dhe të mirëorganizuar.

“Në këtë krim monstruoz vdiqën katër anëtarë të familjes Janiçijeviq, Sllobodan, Mile, Momir dhe Novica, i cili ishte vetëm 17 vjeç. Janë vrarë edhe Andrija Odaloviq, vëllezërit Jovica dhe Rade Zhiviq, Stanimir dhe Boshko Gjekiq, Sasha dhe Ljubisha Cvejiq, Nikola Stojanoviq, Miodrag Tepshiq dhe Millovan Jovanoviq”, thuhet në Listën Serbe.

Lista Serbe thotë se institucionet kompetente të Kosovës asnjëherë nuk i kanë gjetur përgjegjësit për përdhosjen e varrezave ku janë varrosur korrësit serbë.

“Me dëshirën për t’i shkaktuar prapë dhimbje familjeve të të vrarëve, varrezat ku janë varrosur korrësit serbë disa herë janë përdhosur dhe institucionet kompetente, ashtu siç nuk i kanë gjetur vrasësit e tyre, asnjëherë nuk i kanë gjetur ata që përdhosën varrezat ku prehen. Si zakonisht, drejtuesit e institucioneve të Kosovës sot nuk do t'ia kujtojnë publikut këtë vuajtje të serbëve të pafajshëm, për të ruajtur narrativën se vetëm shqiptarët janë viktima dhe serbët kriminelë, me shpresën se me kalimin e kohës ky krim monstruoz do të harrohet dhe përgjegjësit nuk do të dalin kurrë para drejtësisë”, shton Lista Serbe.

Ata theksojnë se serbëve ju mbetët vetëm të kujtojnë, përkujtojnë dhe kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare që të kërkojnë nga institucionet e Kosovës gjetjen dhe dënimin e autorëve të këtij krimi.

Me shpresën se ky lloj krimi nuk do të ndodhë më kurrë”, thuhet nga Lista serbe.