Litvinjenko: Ukraina vazhdon të mbështesë integritetin territorial të Sërbisë
Ambasadori i Ukrainës në Beograd Oleksandar Litvinjenko theksoi sot se Kievi insiston në parimin e integritetit territorial dhe se Ukraina do të vijojë të mbështesë integritetin territorial të Sërbisë, raporton RTV.
“Sërbia, Ukraina apo ndonjë vend tjetër. Çdo vend duhet të funksionojë në kufijtë e vet të njohur ndërkombëtarisht. Ky është qëndrimi ynë. Sigurisht që gjithçka rreth kësaj mund të flitet, por qëndrimi ynë është jashtëzakonisht i palëkundur. Ne njohim integritetin territorial të Sërbisë, ne luftojmë për integritetin tonë territorial”, tha Litvinjenko për Tanjug.
I pyetur për vizitën e fundit të kryetarit të parlamentit ukrainas Rusllan Stefançuk në Beograd, si dhe të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Kiev, Litvinjenko vlerësoi se këto janë ngjarje të rëndësishme dhe hapa në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe në vazhdim egziston hapësirë e madhe për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.
“Kemi kapacitete fantastike në ekonomi, në kulturë dhe në fusha të tjera të marrëdhënieve ndërkombëtare. Vizita e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Kiev është provë e fortë se egziston plan dhe mund të komunikojmë. Sigurisht që nuk pajtohemi për të gjitha çështjet. Përshembull, për Ukrainën do të ishte e pëlqyeshmë nëse do të vendosnit dhe juve sanksione Rusisë, por sigurisht ky është vendimi juaj sovran që të vendosni se çfarë do bëni. Jemi mirënjohës për ndihmën tuaj në energji dhe energjentë, në planin humanitar, tek shërimi i fëmijëve. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijët dhe të rinjtë nga rajoni që janë afër frontit në Ukrainë që të jetojnë pa alarme kundërajrore, të jetojnë pa rrezikun nga dronët dhe raketat, që të kalojnë javën në vendin tuaj të mahnitshëm dhe për këtë u jemi mirënjohës” tha ambasadori.
Ai kujtoi se presidenti Vuçiq ftoi Vladimir Zelenskin në Sërbi dhe theksoi se shpreson që në muajt e ardhshëm presidenti i Ukrainës të vijë në Sërbi.
Litvinjenko vlerësoi që konflikti mes Kievit dhe Moskës hyn në fazë të re dhe se kapacitetet e Ukrainës të godasë në thellësitë ruse janë rritur dhe tha se dëshira më e madhe e Ukrainës është që të arrihet paqja.
“Sot rusët sërish goditën Kievin dhe përdorën derimë sot numrin më të madh të raketave balistike në një sulm. Dhjetëra raketa ndoshta dyzetë vetëm në një sulm. Një person humbi jetën. Të paktën shtatë u lënduan. Nuk e di sesa njerëz kanë humbur jetën në fund. Megjithatë ky numër do të jetë mjaft domethënës”, tha Litvinjenko.
Ky i fundit vlerësoi se lufta tashmë ka hyrë në fazë të re dhe se kapacitetet e Ukrainës janë rritur në masë të madhe për të goditur në thellësi të territorit rus.
“Pershembull para disa ditësh goditëm rafinerinë ruse në thellësi, më shumë se dy mijë kilometra nga vija e frontit. Vazhdojmë të mbrojmë me vendosmëri pozicionet tona në linjën e frontit, që është mjaft stabile prej më shumë se tre vitesh. Diku nga viti 2023 rusët shënuan disa suksese të pakta në territore, por e paguan me çmim të lartë”, tha Litvinjenko.
Ky i fundit tha se dëshira më e madhe e Ukrainës është arritja e paqes duke shtuar se regjimi rus nuk dëshiron që lufta të ndalet.
“Në realitetin e thjeshtë është se-Putin mori vendim dhe lufta qëndron në front. Ai dhe regjimi i tij megjithatë këtë nuk e dëshiron. Ne kemi tentuar t’i detyrojmë që të marrin këtë vendim. Çfarë bëjnë tashmë forcat ukrainase? Ne përmiqemi që të shfarrosim kapacitetet ruse në fushën e energjitikës dhe karburanteve. Përpiqemi që të shfarrosim sistemet e tyre logjistike. E më pas të tentojmë të kufizojmë prodhimtarinë e industrisë luftarake. Lufta pra, tashmë mbërriti në Rusi dhe kjo në thellësi të territorit të tyre, jo vetëm në rajonet kufitare, jo vetëm në Belgorod apo Kursk, por thellë në Federatën Ruse”, tha Litvinjenko.
Ky i fundit bëri të ditur se Ukraina nuk ka zgjedhje tjetër sesa të nxisin rusët që të ndalin luftën.
“Ukraina nuk dëshiron territor. Ukraina nuk dëshiron asgjë. Ne dëshirojmë vetëm që kjo të ndalet, kjo vrasje njerëzish dhe shkatërrim. Çfarë mund të bëjmë? Ne përpiqemi që të nxisim rusët që të ratifikojnë paqen. Ne këtë mundemi t’a bëjmë sepse do të shtrijmë ndikimin tonë, pra sulmet tona në Rusi. Në cilën mënyrë reagon Federata Ruse ndaj veprimeve tona? Ata përpiqen që të eskalojnë sulmet, përdorin gjithnjë e më shumë raketa balistike ndaj qyteteve paqedashëse”, tha Litvinjenko, transmeton RTV.
Ai shtoi se Ukraina kërkoi nga partnerët e vet që t’a ndihmojnë në ruajtjen dhe mbylljen e hapësirës ajrore të Ukrainës.
“Rusët shfrytëzojnë dhjetëra raketa përditë. Mbrojtja kundërajrore ukrainase është solide dhe numri i dronëve që rrëzohen nga raketat është jashtëzakonisht i lartë. Gati 90-95% që preken nga raketat tona, por ne thjesht nuk kemi raketa goditëse për raketat balistike dhe kjo për ne është kërkesa kryesore, nevoja jonë kryesore ndaj partnerëve tanë. Ne u themi 'Na jepni sistemet Patriot dhe do t’a mbyllim vetë hapësirën tonë ajrore”, tha Litvinjenko.
Ky i fundit bën të ditur se për negociata të suksesshme nevojiten që të egzistojë vullnet i të dy palëve.
“Këtë vullnet Ukraina e ka. Për rusët kam disa dyshime. Megjithatë besoj se strategjia ukrainase që të sulmojë në thellësi të Rusisë, do të japë rezultate të caktuara dhe se popullsia ruse por dhe elita ruse do t’a kuptojë se kjo luftë është tragjedi e frikshme. Dhe vetëm për këtë gjë duhet që të ndalet menjëherë. Egziston një mënyrë e thjeshtë që Ukraina të ndalë sulmet në thellësi të territorit rus. Kjo është që lufta të ndalet. Nuk ishte Ukraina ajo që nisi sulmet në Rusi para luftës”, tha Litvinjenko.
Pyetjes për shkarkimin e ministrit ukrainas të mbrojtjes Mihail Fedorov, Litvinjenko u përgjigj se sipas kushtetutës presidenti Zelenski ka të drejtën që të shkarkojë dhe emërojë ministrat e rinj.
“Ai e ka këtë të drejtë. Unë besoj se për këtë egziston arsye e duhur me synim të funksionimin me efikasitet në këtë fushë. Nga ana tjetër Mihajlo Fedorovin e njoh personalisht dhe ai është mjaft efikas dhe i ri. Është gati 35 vjeç. A e kuptoni sesa kohë ka ai? Ai para gjashtë viteve ishte ministër i suksesshëm. Ai forcoi dhe komunikimet tona dhe informacionet në një mënyrë dramatike”, tha Litvinjenko.
0 komentet