LS: Prishtina të ndalë zbatimin e rregullave të reja, të gjejë model për të shmangur efektin e tmerrshëm në jetën e sërbëve

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe mbrëmjen e sotme me një deklaratë ka ftuar përfaqësuesit e pushtetit në Prishtinë të ndalin zbatimin e rregullave të reja-ligjeve për të huajt dhe për automjetet dhe të gjejnë model të përshtatshëm në përputhje me nevojat e qytetarëve në mënyrë që të shmanget efekti i tmerrshëm që zbatimi i tyre do të kishte në jetën e popullit sërb, familjeve dhe institucioneve, në përputhje me marrëveshjen nga dialogu të vitit 2022.

Nga nesër në Kosovë nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligji për Automjetet.

Lista Sërbe në deklaratë thekson se përfaqësuesit e saj, duke pasur parasysh situatën në lidhje me vendimin e institucioneve kosovare për zbatimin e rregullave të reja që do të thotë kërcënim i lirisë së lëvizjes së popullit sërb dhe në lidhje me përdorimin e automjeteve me autorizime dhe në lidhje me njoftimin e vendbanimit të personit prej momentit të njoftimit të zbatimit të këtyre rregullave, kanë pasur dhjetëra takime me përfaqësues ndërkombëtarë, si nga Prishtina ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe vende të tjera perëndimore. Në të gjitha takimet, shtohet, theksuan rrezikun e zbatimit të këtyre rregullave, të cilat praktikisht do të paralizonin jetën e popullit sërb, veçanërisht në veri të Kosovës, por edhe institucionet shëndetësore dhe arsimore sërbe.

Vënë në dukje se në të gjitha takimet kanë gjetur mirëkuptim për qëndrimet e tyre dhe problemet që do të lindin për popullin sërb për shkak të zbatimit të këtyre masave, por që pavarësisht të gjitha përpjekjeve të tyre, nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat e paraqitura.

"Madje dhe në ditët e fundit, edhe sot, kemi qenë në kontakt intensiv me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe kemi përcjellë shqetësimet e qytetarëve tanë, veçanërisht për çështjen e pasojave të zbatimit eventual të këtyre vendimeve të dëmshme. Tani dhe publikisht u bëjmë thirrje përfaqësuesve të pushtetit në Prishtinë që të ndalin zbatimin e këtyre rregullave dhe në përputhje me nevojat e qytetarëve të gjejnë model të përshtatshëm për të shmangur efektin e tmerrshëm zbatimi i të cilave do të kishte në jetën e popullit, familjeve dhe institucioneve tona, dhe në përputhje me marrëveshjen e dialogut të vitit 2022", apelon Lista Sërbe në deklaratë.

Njëkohësisht i bëjnë thirrje sërbëve për përmbajtje dhe kujdes.

“Dëshirojmë t’ju ​​sigurojmë se deri në fund të ditës, por edhe në ditët në vijim, do të vazhdojmë të jemi në kontakt me përfaqësuesit ndërkombëtarë për të arritur zgjidhje që do të ishte në interesin më të mirë të popullit tonë dhe proçesit të normalizimit të marrëdhënieve”, shtohet në deklaratën e Listës Sërbe.