Macut: Kosova dhe Metohia ka qenë, është dhe do të jetë pjesë e Sërbisë
Kryetari i Qeverisë së Sërbisë Gjuro Macut është shprehur sot në Konferencën e Ambasadorëve se diplomatët sërbë duhet të jenë në linjën e parë të mbrojtjes së Sërbisë në përmbushjen e synimeve strategjike, ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, anëtarësimin në BE, por dhe në bashkëpunim me të gjitha organet shtetërore të krijojnë diçka për të njohur Sërbinë në shtetet ku ata shërbejnë.
"Lufta për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, për ruajtjen e krahinës sonë jugore si pjesë përbërëse e Sërbisë, mbetet prioriteti numër një për të gjithë ne. Përherë dhe në çdo moment, kudo që të ndodheni, duhet të keni në mendje se Kosova e Metohia ishte, është dhe do të jetë pjesë e Sërbisë", tha Macut në fjalimin përmbyllës në ditën e parë të Konferencës së Ambasadorëve, e cila sot dhe nesër në Beograd mbledh ambasadorë, shefët e misioneve të Sërbisë në organizmat ndërkombëtare dhe konsujt e përgjithshëm, raporton Politika.
Ai u tha diplomatëve se pavarësisht se sa i kanë bindur mikpritësit e tyre në shtete të caktuara se nuk është, se është më mirë të lirohen nga kjo, e dinë shumë mirë që Sërbia pa Kosovën si pjesë integrale nuk mund të egzistojë.
Kujtoi se sot dëgjuan prej presidentit të Sërbisë dhe kryetares së Kuvendit Popullor dhe prej ministrave në qeveri, se synimet e Sërbisë mbeten të qarta dhe të pandryshueshme.
"Ndaj përherë dhe kudo, e veçanërisht në organizmat ndërkombëtare, sigurohuni që ky qëndrim të jetë i qartë për të gjithë ata që bisedojnë me ju", tha Macut.
Ky i fundit theksoi se rruga europiane dhe anëtarësimi me të drejta të plota e Sërbisë në Unionin Europian janë angazhim strategjik i qartë, i padyshimtë dhe i padiskutueshëm.
"Dhe pavarësisht asaj çka ende nuk i kemi çelur ato kapitujt e famshëm, do të vazhdojmë të zbatojmë reforma në favor të jetës së mirë të qytetarëve dhe të përmbushim të gjitha kërkesat teknike, që të mirëpresin vendimin politik për përshpejtimin e rrugës europiane", tha ai.
Ai u tha diplomatëve se sa herë që dikush vë në pikpyetje vendosmërinë e Sërbisë në këtë kuptim, duhet t'u kujtohet që Sërbia është në çdo kuptim-gjeografikisht, kulturalisht, politikisht, ekonomikisht, tërësisht pjesë e Europës dhe se BE nuk do të jetë kurrë e plotë derisa të jenë anëtarë me të drejta të plota Sërbia dhe mbarë Ballkani Perëndimor.
Macut vuri në dukje se nga diplomatët që mbajnë flamurin sërb në vendet e Afrikës dhe Azisë, pritet të trokasin në dyert e vjetra që përdoreshin nga ish-Jugosllavia në mënyrë që nëpër to të kalojë dhe Sërbia e sotme.
"Në kohën e sotme, në të cilën interesi i zbathët është mbi të gjitha, egzistojnë shtete që kujtojnë kohërat kur fjala kishte peshë, politika bazohej në disa parime në të cilat emri i kryeqytetit tonë shqiptohej me respekt", tha Macut dhe kujtoi se është detyrë e shtetit t’a përdorë këtë ndjenjë për të vendosur marrëdhënie të reja, mbi themele të mira.
Sipas fjalëve të tij, nuk mjafton të jetosh me kujtimet dhe lavdinë e Lëvizjes së të Paangazhuarve dhe antikolonializmit, por është e nevojshme që në këto themele të ndërtosh partneritete të reja.
"Është e nevojshme që, përveç Titos, të njihemi edhe si partnerë të besueshëm në fushat e teknologjisë së informacionit, industrisë ushtarake, bashkëpunimit arsimor", tha kryeministri dhe theksoi se u takon diplomatëve sërbë që në bashkëpunim me të gjitha organet shtetërore, të krijojnë diçka me të cilën Sërbia do të njihet në shtetet ku ata shërbejnë.
Macut u bëri thirrje të gjithë diplomatëve sërbë që me t’u kthyer në shërbim, të kujtojnë të gjitha viktimat që ranë për Sërbinë, të gjithë madhështorët që lindi vendi, sepse kjo është e vetmja mënyrë që diplomacia, jo vetëm politika, të bëhet arti i së mundshmes.
"Kam një lutje të madhe për ju. Dëshiroj që kur të ktheheni në vendet e punës në mbarë botën, t’a shikoni mirë flamurin që qëndron në godinën e ambasadave dhe konsullatave të përgjithshme dhe të mbani mend se çfarë përfaqëson ai. Kujtoni sesa njerëz sakrifikuan jetën e tyre, sa të rinj humbën jetën që ai sërish të valëvitet me krenari mbarë botën", tha Macut.
Ky i fundit tha se duhet ta mbajnë mend këtë në çdo moment si dhe të përfaqësojnë të gjithë ata që dhanë veten për vendin, por dhe ata që jetuan për të.
"Të përfaqësoni popullin me shpirt lirie, popull krenar, popull që ka histori, traditë e kulturë të madhe. Popull që botës i ka dhënë disa nga mendjet më të mëdha në fusha të ndryshme. Popull që do vendin e vet mbi gjithçka. Vend unik, i papërsëritshëm dhe për ne sigurisht më i bukuri në botë. Të përfaqësosh vendin që u krijua nga djersa e fshatarëve sërbë aq sa nga pena e nxënësve më të mirë francezë. Atdhe që është mbi të gjithë ne dhe të cilit i shërbejmë të gjithë. Dhe kur të gjitha këto t'i përsërisni çdo mëngjes, atëherë diplomacia, jo vetëm politika, do të bëhet aftësi e mundshme", tha Macut.
0 komentet