Macut: Vendosmëria e sërbëve dhe udhëheqësve të Listës Sërbe barrikadë e qëllimeve të liga të Kurtit
Fitorja e Listës Sërbe në zgjedhjet vendore është konfirmim i unitetit të popullit sërb dhe vendosmërisë së tyre për të qëndruar në Kosovë, si dhe besimit të tyre ndaj shtetit të tyre, Sërbisë, tha kryeministri i Sërbisë, Gjuro Macut, duke treguar se më herët nuk ka qenë periudhë e lehtë pasi Albin Kurti tashmë po përdor presionin politik dhe pengesat institucionale për të dëmtuar Listën Sërbe.
"Por vendosmëria e popullit sërb, si dhe vendosmëria e udhëheqësve të Listës Sërbe, janë barrikadë e fortë për të gjitha qëllimet e liga të Kurtit", theksoi Macut në intervistë për Politika.
Ndaj, shton ai, është e rëndësishme që populli sërb të mbetet i bashkuar dhe të këmbëngulë me vendosmëri në mbrojtjen e të drejtave të veta.
"Presim që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në K&M, veçanërisht KFOR të reagojnë me përgjegjësi dhe ndalin lëvizje të tilla që rrezikojnë mbijetesën e popullit sërb. Beogradi, si përherë do të jetë me popullin e vet-si në kohë të vështira ashtu në të mira, sepse forca e shtetit është pikërisht në mos harrimin e atyre që vuajnë më shumë dhe besojnë më shumë", tha ai. Kur është fjala për Samitin e Proçesit të Berlinit, mbajtur disa ditë më parë në Londër, në të cilin përfaqësoi Sërbinë, Macut tha se pjesëmarrja në atë takim, ishte jashtëzakonisht domethënëse për Sërbinë, sepse kjo ishte mundësi për të paraqitur qartë qëndrimet dhe prioritetet në bashkëpunimin rajonal.
Tha se sot Sërbia është faktor stabiliteti dhe partner i besueshëm në rajon, çka thotë ai, u njoh edhe nga bashkëbiseduesit europianë.
Macut shtoi se Proçesi i Berlinit është kornizë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve ekonomike, infrastrukturore dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë që të qëndrojnë në vendet e tyre.
“Në Londër, biseduam rreth projekteve konkrete në fushën e energjisë, tranzicionit të gjelbër dhe lidhjes dixhitale, si dhe afrimin e mëtejshëm të vendeve të rajonit me tregun unik europian. Mesazhi i rëndësishëm që dërguam është që Sërbia mbetet e përkushtuar tek rruga europiane, por dhe për ruajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Në kohën e sfidave globale, pikërisht rajon i qëndrueshëm dhe një dialog i çelët, janë mesazhe të mira nga Europa, të cilat i përcollëm me praninë tonë në Londër”, tha Macut.
Pyetjes sesi e vlerëson progresin e Sërbisë në integrimet europiane, theksoi se anëtarësimi i Sërbisë në BE është angazhim strategjik i vendit.
"Qeveria e Sërbisë me zbatimin e masave reformuese, veçanërisht pas vlerësimeve pozitive të presidentes së Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen në lidhje me listën e zgjedhësve dhe punën e Këshillit REM. Përqindja e pajtueshmërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE, është 61% çka e konfirmoi fon der Lajen është tregues i qartë i drejtimit në të cilin po lëvizim. Mesazhet nga zyrtarët europianë janë inkurajuese dhe konfirmojnë se janë njohur me rezultatet e punës sonë. E ardhmja europiane e Sërbisë nuk është vetëm qëllim politik, por garanci për zhvillim të mëtejshëm, progres dhe jetë të mirë për qytetarët", tha Macut.
Duke folur për presionin në rritje ndaj Republikës Sërbe të Bosnjës, Macut kujtoi se Sërbia është garant e Marrëveshjes së Dejtonit dhe se këtë detyrim e kupton si ligjor dhe moral.
"Qëllimi ynë nuk është të rrezikojmë ndokënd, por të mbrojmë të drejtën e popullit sërb në B&H për të jetuar në paqe dhe dinjitet. Beogradi përherë do të udhëheqë politikë të përgjegjshme-përmes dialogut, ruajtjes së paqes dhe investimit të vazhdueshëm në stabilitetin rajonal", theksoi kryeministri.
Ky stabilitet, nënvizon ai, është parakusht që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t'u përgjigjen së bashku sfidave globale.
"Më herët vizitova Athinën dhe Shkupin. Do të vazhdoj me vizitat. Ne dëshirojmë të ruajmë marrëdhënie të mira me të gjithë komshinjtë tanë, por edhe t'ua bëjmë të qartë të gjithëve se paqja është interesi ynë më i madh", nënvizoi Macut.
0 komentet