Maksimoviq: Kam marrë kërcënime, ky është presion mbi mua dhe kolegët e mi nga Lista Serbe

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Zoran Maksimoviq, nga Ranillugu, ka thënë për Kosovo online se hedhjes së mjetit eksploziv në objektin e tij, që është pjesë e shtëpisë së familjes, i kanë paraprirë kërcënimet që ai ka marrë përmes aplikacion “Viber”, si dhe se beson se ky është një presion ndaj tij dhe kolegëve të tij partiakë për të dënë dorëheqjet në parlament.
Në momentin e ngjarjes Maksimoviq ka qenë me pushime jashtë Kosovës dhe të nesërmen është informuar për hedhjen e mjetit eksploziv nga fqinjët.
“Isha me pushime, në Greqi, nuk isha në shtëpi. Një natë më parë, rreth orës 22:40, një granatë dore u hodh në kopshtin e lokalit tim, që është ngjitur me shtëpinë time, në oborr. Më njoftuan të nesërmen, kur fqinjët panë gelerët në murin e shtëpisë”, tha Maksimoviq.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, por ende pritet raporti nga Prishtina, pohon Maksimoviq.
Ai ka frikë për sigurinë e tij dhe të familjes, pasi siç thotë ai, hedhjes së eksplozivit i kanë paraprirë kërcënimet, të cilat i ka marrë përmes aplikacionit “Viber”.
Në mesazhet që ka marrë, të cilat janë fshirë në të njëjtën kohë, shkruhej, pohon Maksimoviq: “Stop pagave të dyfishta ”, “Ndryshoni drejtorët”, “Vërejtja e fundit”...
“Kam frikë se e gjithë kjo ka prapavijë politike, nuk kam armiq këtu. Mendoj se ky është një presion mbi mua si deputet dhe ndaj kolegëve të mi në Kuvendin e Kosovës që të frikësohemi dhe të japim dorëheqje, sepse një atmosferë e tillë është krijuar në Prishtinë nga partia në pushtet. Me ditë e muaj janë përmendur në media anëtarë të Listës Serbe”, ka thënë Maksimoviq.
Ekipi i Kosovo online ka vizituar sot Ranillugun dhe vendasit pohojnë se hedhja e një mjeti eksploziv afër shtëpisë së familjes së fqinjit të tyre ka sjellë trazira dhe frikë, si dhe shqetësim për mbijetesën e mëtejshme të serbëve në atë zonë.
komentet