Banorët e Ranillugut: Shpërthimi na trembi, gjendja është shqetësuese, nuk ka ndodhur më parë

Bačena eksplozivna naprava u Ranilugu
Burim: Kosovo Online

Shpërthimi i orës 23 mbrëmjen e së shtunës në lokalin pjesë përbërëse e shtëpisë së familjes së deputetit të Listës Sërbe në Kuvendin e Kosovës Zoran Maksimoviq nga Ranillugu, mes banorëve të këtij fshati në jug të Kosovës, shkaktoi frikë, si dhe shqetësim për mbijetesën e mëtejshme të sërbëve në këtë hapësirë.

Në bisedë për Kosovo onlajn thonë se diçka të tillë ndodh për herë të parë në Ranillug dhe se ndjejnë presion të shtuar pasi nuk janë të sigurtë nëse diçka e ngjashme nuk do të ndodhë-sërish nesër.

Kryetarja e organit të përkohshëm të Kamenicës së Kosovës Tanja Aksiq, theksoi se në muajt e fundit është ushtruar presion i vazhdueshëm ndaj sërbëve si në veri ashtu edhe në jug.

“Kjo nuk ka ndodhur më parë në komunën e Kamenicës së Kosovës, para disa muajsh kemi pasur arrestimin e bashkatdhetarit tonë, Zllatan Arsiq, i cili është arrestuar pafajësisht, ndërsa kjo që ndodhi të shtunën tronditi të gjithë banorët e komunës e në veçanti banorët e Ranillugut” theksoi Aksiq.

Sipas fjalëve të saj, familja katër anëtarëshe e Zoran Maksimoviqit, në oborrin mbrëmjen e të shtunës rreth orës 23 u hodh mjet eksploziv, është e ndershme, punëtore dhe e çmueshme.

“Të gjithë kemi frikë, kjo është shok për të gjithe ne. bashkësia ndërkombëtare si dhe institucionet relevante në hapësirën e Kosovës nuk reagojnë, ata janë të shpejtë kur bëhet fjalë për arrestimin, dëbimin, frikësimin e sërbëve, por kur është fjala për mbrojtjen e popullit sërb në Kosovë e Metohi, atëherë shurdhërohen të gjithë. Nuk ndihemi të sigurtë, kemi frikë për jetën tonë” tha Aksiq.

Kjo e fundit thekson se fakti që në shekullin e XXI në Kosovë njerëzit jetojnë nën frikë, presion dhe stres të vazhdueshëm është e paparë në asnjë pjesë tjetër të Europës.

Goran Stoilkoviq banor i Ranillugut tha se shpërthimi i mjetit shpërthyes e zgjoi atë nga gjumi.

Siç tha meqënëse tërë ditën kishte punuar, në mbrëmje u shtri herët për të fjetur.

"Diku nga ora 22:45 dëgjova një shpërthim. Kjo nuk ka ndodhur kurrë derimë tani, pothuajse asnjëherë, jemi të shqetësuar të gjithë në fshatin Ranillug" shtoi ai.

Millan Tomiq nga Ranillugu thekson se kjo ngjarje solli shumë trazira në mesin e tyre.

Siç thotë ai, askush nuk e priste që të ndodhte dhe në fillim menduan se shpërthimi ishte bubullimë.

Mirëpo, siç shton ai, kur e kuptuan se diçka kishte shpërthyer, mendoi se ishte bombul gazi dhe në mëngjes mësoi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

“Deri më tani nuk kemi pasur situatë të tillë që dikush të hedhë bombë, situata është shumë shqetësuese, të gjithë jemi të frikësuar sepse nuk e dimë nëse një situatë e ngjashme do të ndodhë sot, nesër” thotë Tomiq.

Ky i fundit i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë për të gjetur autorët dhe t'i çojë para drejtësisë.

“Nëse vazhdon kështu, nuk ka jetë për ne këtu” ka përmbyllur Tomiq, dukshëm i shqetësuar për të ardhmen e familjes së tij dhe bashkatdhetarëve të tij në Ranillug.