Mandiq: Sërbët në Kosovë nuk pajtohen me diskriminimin, kërkojnë atë çfarë i’u takon

Andrija Mandić
Burim: Večernje novosti

Kryetari i Partisë së Demokracisë së Re Sërbe në Mal të Zi dhe njëkohësisht deputet i Frontit Demokratik në parlamentin malazez Andrija Mandiq, ka theksuar se sërbët në Kosovë nuk mund të pajtohen me diskriminimin, ngacmimet dhe shkeljen elementare të të drejtave të njeriut pasi kërkojnë ato çfarë u takojnë, transmeton Borba malazeze.

Mandiq ka theksuar se sërbët në Kosovë prej dekadash nuk u janë ndërprerë dhimbjet dhe vuajtjet.

"Me këtë rast, po u përcjell mbështetje të fortë bashkatdhetarëve tanë të cilët nuk kërkojnë asgjë që nuk u takon dhe e vetmja gjë që kanë parë, kanë qenë dhimbjet dhe vuajtjet të cilat prej dekadash nuk janë ndalur. Deri më tani nuk ka ndodhur që dikush ta ndalojë patriarkun sërb të shkojë në shtëpinë e vet në Patriarkanën e Pejës. Çfarë mesazhi dëshiron të dërgojë Kurti përmes ofendimeve politike ndaj një udhëheqësi fetar” ka pyetur Mandiq.

Thekson se kjo nuk ka lidhje as me njërën dhe as me tjetrën veçse me urrejtjen ndaj sërbëve Kishës Ortodokse Sërbe dhe ky është një synim i qartë se sërish do frymëzojë konflikte.  

"Nga ana tjetër, kemi një prezencë të meçur dhe të përgjegjshme të shtetit sërb ku ka treguar se gjithnjë mundet të mbrojë bashkëatdhetarët tanë në Kosovë e Metohi dhe të ruajë paqen në krahinën jugore” ka thënë Mandiq.

Kur bie fjala për "Ballkanin e Hapur" Mandiq thotë se përmes kësaj iniciative, vendet e rajonit kanë mundësi ta shfrytëzojnë në shumë drejtime.

"Nëse mendoni rreth zhvillimit ekonomik, gjëja kryesore është disponueshmëria më e lehtë e një fuqie punëtore të larmishme, e cila potencialisht nuk është e mjaftueshme në tregun vendor. Ndaj efektet pozitive të kësaj nisme, janë pothuajse në të gjitha fushat. Kështu që në “Ballkanin e Hapur” ka vend me siguri edhe për Malin e Zi” ka thënë Mandiq.

Ky i fundit ka vlerësuar se përgjatë vitit të kaluar u shënuan paqëndrueshmëri në skenën politike të Malit të Zi, por me përpjekje të qarta prej shumicës parlamentare u gjetën zgjidhje që do ta çojnë Malin e Zi në ujërat paqësore politike.

Mandiq beson se gjuha e dialogut do të mbizotërojë në Mal të Zi këtë vit dhe se kushtet politike në vend do të stabilizohen.