Orlliq: Kurti po bën gjithçka për të shkatërruar paqen

Vladimir Orlić
Burim: SNS

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vlladimir Orlliq, ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën gjithçka me qëllim që të shkatërrojë paqen dhe të shkaktojë një konflikt që do të çonte në spastrimin etnik të serbëve nga Kosova, raporton RTV.

“Në të ardhmen do të ketë sfida të mëdha në ruajtjen e integritetit territorial të vendit tone, duke pasur parasysh se në anën tjetër të tryezës së bisedimeve është ulur Albin Kurti, i cili ka treguar se është njeri irracional”, ka thënë Orlliq.

Orlliq tregoi se me urtësi dhe metoda diplomatike Beogradi arriti të fitojë gjëra të rëndësishme.

“Mund të përdoren letërnjoftimet me vulën e Serbisë, për të mos vjedhur makinat dhe pasurinë e serbëve. Prishtina duhej të hiqte dorë nga zgjedhjet e rreme pasi serbët u tërhoqën nga institucionet”, tha Orlliq.

Ai kujtoi për garancitë e rëndësishme të SHBA-së dhe BE-së.

“Me gjithë këtë morëm për herë të parë garanci me shkrim që tani përfshin edhe popullin serb edhe shtetin e Serbisë, se nuk ka hyrje të falangave terroriste, të cilat Kurti i quan FSK, në komunitetet serbe pa pëlqimin e vetë serbëve”, ka theksuar Orlilq,ndër të tjera, për Tanjug.