Markoviq: Vetëm dorëheqjet e kryekomunarëve mund të përshpejtojë zgjidhjen e krizës në veri

Igor Marković
Burim: Kosovo Online

Politikologu Igor Markoviq nga Mitrovica e Veriut beson se shancet që zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës të mbahen në kohë të afërt, janë të pakta, pasi udhëzimi administrativ për heqjen e kryekomunarëve në të cilën insiston Prishtina, veçse zgjat krizën politike në veri.

"Dorëheqja e kryekomunarëve do të ishte mënyra më e padhimbshme që bllokada aktuale politike siç është në veri, të zgjidhej. Besoj thellësisht se udhëzimi administrativ vetëm sa do të shtyjë zgjidhjen e krizës politike në terren” ka thënë Markoviq për Kosovo onlajn.

Problem për organizimin e votimit të ri për autoritetet vendore është edhe situata e keqe e sigurisë.

“Në kuptimin që në rrethanat aktuale të brishta të sigurisë, është fort e vështirë të pritet që qytetarët t'i përgjigjen jo vetëm thirrjes së Listës Sërbe, sesa të ndonjë aktori për të dalë në zgjedhje. Ata nuk janë njohur me pasojat e situatës së 24 shtatorit në Banjskë. Nga ana tjetër besoj se bashkësia ndërkombëtare do të ushtrojë një lloj presioni mbi Prishtinën që zgjedhjet të mbahen në rrethana të kundërta me ato në të cilat janë mbajtur zgjedhjet e mëparshme. Pra, jo në kontejnerë, por në vendvotime legale” tha Markoviq.

Lista Sërbe së fundi ka kërkuar që kryekomunarët dhe këshilltarët shqiptarë të zgjedhur ilegjitimisht, të dorëhiqen dhe autoritetet në Prishtinë sa më parë të shpallin zgjedhje të reja në të katër komunat në veri, me mesazhin se janë të gatshëm të marrin pjesë në to.

Organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme është kërkesë e cila si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni u’a kanë parashtruar autoriteteve kosovare si një nga hapat në drejtim të de-eskalimit të situatës në veri, e më pas pritet të jetë një nga temat kryesore në bisedimet e sotme me "pesëshen e madhe" me të dërguarit e BE, SHBA, Gjermanisë, Francës dhe Italisë me liderët e Sërbisë dhe Kosovës.

Mesazhet se dorëheqja e kryekomunarit do të ishte zgjidhja më e mirë, vijnë edhe prej zyrtarëve të BE, ndërsa Markoviq me këtë nuk pajtohet duke theksuar se prej fillimit të krizës, më e logjikshme do të ishte që kryetarët e komunave të vetë tërhiqeshin nga këto pozicione e kështu të çelnin hapësirën ​​për mbajtjen e ciklit normal zgjedhor.

“Është e qartë se partitë dhe pushteti dhe opozita, nuk dëshirojnë të rrezikojnë humbjen e votave duke u bërë thirrje kryekomunarëve të tyre që janë zgjedhur në veri, të dorëhiqen, pasi kjo në sytë e publikut do të ishte një lloj humbjeje. Nëse Vetëvendosja do të ftonte zotin Erden Atiq kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut që të jepte dorëheqjen, kjo do të paraqitej si tërheqje, pra lëshim ndaj palës sërbe”, tha Markoviq.

Publikimi i udhëzimit administrativ për shkarkimin e kryekomunarit ishte manovër politike e Prishtinës për të fituar kohë.

“Ligji për Zgjedhjet dhe ligji për vetëqeverisjen vendore, përcaktojnë në mënyrë precize mënyrat e zëvendësimit të kryekomunarit në nivel vendor. Prishtina donte të blinte kohë për të gjetur mënyrën që do t'i përshtatej më së miri dhe në dritën e nevojës për të ndryshuar kryekomunarët në veri. Sërish i kthehemi argumentit se Prishtina nuk ka dashur ta ndryshojë pushtetin aktual politik në veri dhe për këtë, tentoi t’a zgjidhë problemin në atë mënyrë administrative”, thotë ai.

Problem tjetër spegon Markoviq, është se në vetë udhëzimin administrativ thuhet se gjoja vlen për gjithë Kosovën.

“Kjo mund të ketë implikime politike edhe në komunat tjera dhe supozoj se partitë opozitare në nivel vendor, në mbarë Kosovën, do t’a shfrytëzojnë këtë mundësi. Supozoj se kjo është një lloj kurthi për Vetëvendosjen dhe pushtetin aktual në Prishtinë” thekson ai.