Mazreku: BE-ja duhet të investojë në zgjidhjen përfundimtare të problemeve të hapura mes Serbisë dhe Kosovës
Burim: Kosovo Online
Profesori i së drejtës evropiane, Avni Mazreku, me rastin e vizitës së sotme në Prishtinë të Peter Sorensenit, përfaqësues i BE-së për dialogun Beograd–Prishtinë, ka deklaruar se mendon që ky do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për shumë çështje të hapura që lidhen me kontinentin evropian.
“Po kalojmë nëpër një periudhë kur konfliktet e ngrira duket se janë në fazën e tyre përfundimtare. Mendoj se BE-ja dhe fuqitë perëndimore duhet të investojnë në këto çështje të hapura. Njëra prej tyre është mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe zgjidhja përfundimtare e problemeve të hapura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë ai për Kosovo online.
Mazreku ka shtuar se pret që gjatë këtij viti të ketë investime të mëdha në aktivitetet diplomatike me qëllim zgjidhjen e çështjeve të pambyllura.
0 komentet