Mazreku: Nisma për heqjen e të drejtës së vetos në procesin e para-anëtarësimit në BE në fazën paraprake
Profesori i së drejtës evropiane në Prishtinë, Avni Mazreku, thotë për Kosovo online se iniciativa e nisur nga Sllovenia dhe Gjermania për heqjen e vetos në procesin e para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian për shkak të çështjeve bilaterale me vendet fqinje është në fazën preliminare.
“Çdo shtet anëtar i BE-së mund ta bllokojë këtë iniciativë ose të vërë veton ndaj anëtarësimeve të reja për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Mazreku, duke shtuar se nismën e shikon më shumë në kontekstin e anëtarësimit të rajonit në tërësi, sesa në aderimin individual të shteteve.
Ai tha se Sllovenia dikur vuri veton ndaj anëtarësimit të Kroacisë për shkak të ripërcaktimit të kufirit midis dy vendeve dhe se çështja më kritike mes tyre ishte termocentrali bërthamor i vendosur në kufi. Siç vëren ai, probleme të tilla teknike dhe politike janë gjithmonë të pranishme për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Në rastin e Maqedonisë së Veriut ka pyetje të hapura në lidhje me përdorimin e gjuhës bullgare dhe si rrjedhojë Bullgaria ka një qëndrim më pak konstruktiv ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa për Shqipërinë çështja e kufirit mes saj dhe Greqisë është e hapur. Në rastin e Malit të Zi ka pakënaqësi me Kroacinë për përcaktimin e kufirit ndërmjet tyre në Prevllacë, po ashtu është edhe çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë”, thotë Mazreku.
Në rastin e Bosnje-Hercegovinës, siç thotë ai, ka kërcënim për veto nga Holanda.
“Një nga vendet e BE-së që mund të përdorë veton për Bosnje-Hercegovinën është Holanda, duke qenë se dihet se kishte kontigjent ushtarak në Srebrenicë, ku ndodhi masakra. Holanda nuk është e kënaqur me gjithçka që ndodhi me konfigurimin e Bosnjë-Hercegovinës”, vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
komentet