Vuçiq me Landaun për forcimin e marrëdhënieve Sërbi-SHBA

Vucic i Landau
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit Kristofer Landau me të cilin bisedoi për forcimin e marrëdhëniee mes dy vendeve, por dhe u vu në dukje domethënia e ruajtjes së paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për politikën e përgjegjshme të Sërbisë.

"Takim i jashtëzakonshëm me Kristofer Landau, një nga bashkëbiseduesit tanë më të rëndësishëm në kuadër të dialogut strategjik që zhvillojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Biseduam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe SHBA, investimet, çështjet politike dhe tema të tjera të rëndësishme që dëshirojmë t'i zgjidhim përmes dialogut të çelët e konstruktiv", shkruan Vuçiq në Instagram.

Ai vuri në dukje se me nisjen e dialogut strategjik çelet më shumë hapësirë për bashkëpunim më të ngushtë në fushat e ekonomisë, investimeve, energjisë dhe teknologjive të reja, si dhe për shkëmbim më të shpeshtë të qëndrimeve për tema të rëndësishme rajonale e globale.

Vuçiq theksoi veçanërisht rëndësinë e ruajtjes së paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe politikën e përgjegjshme të Sërbisë në kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike.

"Dëshirojmë prani më të fortë të kompanive amerikane dhe më shumë projekte që qytetarëve tanë dhe ekonomisë do t’u sjellin rezultate konkrete", shtoi presidenti i Sërbisë, i cili në Nju Jork merr pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të KB.

Takim me presidentin e Somalisë

Vuçiq më herët u takua me presidentin e Somalisë, Hasan Sheik Mohamud, me të cilin bisedoi për nisjen e projekteve të përbashkëta specifike dhe i përcolli mirënjohjen për mirëkuptimin e vazhdueshëm të qëndrimeve dhe mbështetjes së Sërbisë në organizmat ndërkombëtare.

"Vazhdimi i bisedës me Hasan Mohamud, nisi gjatë takimit tonë të fundit në Beograd. Biseduam për hapat e ardhshëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Somalisë, mundësitë për përmbajtësinë e bashkëpunimit, si dhe sfidat më të rëndësishme rajonale e globale", shkruan Vuçiq në Instagram.

Ai theksoi rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik, duke pasur parasysh potencialet që ende nuk janë shfrytëzuar mjaftueshëm.

"Veçanërisht i kushtuam vëmendje lidhjes së ekonomive tona dhe nisjes së projekteve konkrete të përbashkëta që marrëdhënieve tona do t'u jepnin dinamikë të re dhe do të sillnin rezultate të dukshme për të dy vendet. I jam mirënjohës presidentit Mohamud për mirëkuptimin e vazhdueshëm të qëndrimeve të Sërbisë dhe mbështetjen që i ofron vendit tonë në organizmat ndërkombëtare", konkludoi Vuçiq. 

Takimi me Makron

Vuçiq gjatë ditës në Nju Jork, u takua dhe me presidentin e Francës, Emanuel Makron
"Kur mes dy takimeve has mikun. Me presidentin Makron, kalimthi, në çdo rrugë drejt takimit pasues. Kështu është në Asamblenë e Përgjithshme të KB-mjaft takime, pak kohë dhe disa nga bisedat më të mira ndodhin tërësisht rastësisht", shkroi Vuçiq.