Mbledhja e dytë e KK të Mitrovicës së Veriut: Anulohen vendimet e emërtesave të reja të rrugëve, konfirmohet dalja nga SHKK
Është mbajtur sot mbledhja e dytë e radhës së Kuvendit Komunal të Komunës Mitrovicës së Veriut. Në mbledhje me 12 vota pro dhe 1 abstenim, u mor vendimi për anulimin e vendimeve të mëhershme të miratuara për emërtesat e rrugëve në Mitrovicën e Veriut. Pas kësaj pike të rendit të ditës, këshilltarët sërish votuan për vendimin e daljes nga Shoqata e Komunave Kosovare çka u mbështet nga 12 këshilltarë.
Para votimit në emër të Listës Sërbe foli deputeti Ivan Zaporozhac dhe paraqiti anulimin e vendimit të riemërtesave të rrugëve dhe formimin e komisionit të ri për emërtesat e tyre dhe vendeve të tjera publike në Mitrovicën e Veriut.
“Në emër të Listës Sërbe propozoj se qëndron jashtë fuqisë vendimi për miratimin e protokollit për emërtesat e rrugëve, shesheve dhe hapësirave të tjera publike në Komunën e Mitrovicës së Veriut, si pasojë e shkeljes së proçedurave ligjore”, tha Zaporozhac i cili në spegimin e vet përmendi arsyet për të cilat kërkohet anulimi i këtij vendimi.
“Shumica e sërbëve nuk janë pyetur për emërtesat e rrugëve. E dyta, nuk është mbajtur asnjë dëgjesë publike në lidhje me ndryshimin e emërtesave të tyre. E treta çka është dhe më e rëndësishme, me shqyrtimin e protokollit nga mbledhja e 41 e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, shikohet se është formuar komision për emërtesat dhe riemërtesat e rrugëve. Në përbërje të këtij komisioni ishin: Aida Ferati, Lumnik Gjaka, Adelisa Gjushnica, Gëzim Alushi dhe Betim Osmanic“, vuri në dukje Zaporozhac.
Ky vendim është miratuar me 12 vota. Propozimi për daljen nga Shoqata e Komunave Kosovare, këshilltarët gjithashtu e miratuan me 12 vota.
Gjatë diskutimeve, ka folur dhe këshilltari i Listës Sërbe Sinisha Llaziq i cili konfirmoi deklaratën e Zaporozhacit që qytetarët nuk janë konsultuar për ndryshimin e emërtesave të rrugëve.
“Unë si qytetar i Mitrovicës së Veriut, si njeri që kam lindur dhe jetoj këtu prej dekadash, di sesi u ndryshuan më herët emërtesat e rrugëve dhe di që këto vendime nuk u morën në konsultim me qytetarët. Sa herë që diçka duhet të ndryshohet në favor të qytetarëve, është normale që këta të fundit të pyeten. Askush nuk ka ardhur ndonjëherë mes qytetarëve, për të biseduar me ne, për të pirë kafe, për të pyetur se çfarë mendojmë. Gjithçka që kemi dëgjuar, e dëgjuam përmes medias. Dhe nga kjo dolëm me konkluzionin se bëhet fjalë për vetvullnet të individëve, pa pjesëmarrjen e qytetarëve, që vendosën se si do të quhej qyteti ynë” ka thënë Llaziq.
Marko Jakshiq nga Iniciativa Qytetare “Veriu për të gjithë“, propozoi që në rendin e ditës të përfshihen dy ligje-Ligji për trafikun dhe Ligji për të huajt që u intereson më shumë qytetarëve, por nuk gjetën aprovim.
Ndërkaq, vendimi për daljen nga Shoqata e Komunave Kosovare u votua nga ana e kuvendeve vendore, por Ministria e Pushtetit Vendor këtë vendim e refuzoi.
0 komentet