Mekgark për gjuajtjen me gure të autobuzit pranë Vitisë: Presim proces të shpejtë dhe të detajuar, si dhe përgjegjësi të plotë
Burim: Kosovo Online
Shefi i Misionit të OSBE në Kosovë Xherard Mekgark dënoi gjuajtjen me gure të autobuzit të linjës Beograd-Shtërpce afër Vitisë, duke thënë se hetimi për incidentin po vazhdon ndërsa OSBE po ndjek me vëmendje zhvillimin e ngjarjes.
Mekgark gjithashtu theksoi rëndësinë e lirisë së lëvizjes dhe sigurisë për të gjitha komunitetet.
“Hetimi po zhvillohet dhe presim proces të shpejtë e të detajuar, si dhe përgjegjësi të plotë. Liria e lëvizjes dhe siguria e të gjitha komuniteteve duhet që të ruhen. Po ndjekim me vëmendje zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjes” vuri në dukje Mekgark në një status në rrjetin “X“.
Autobuzi i linjës “Tandems“ u qëllua me gurë të shtunën në mbrëmje afër Vitisë, ndërsa në të ndodheshin gati 15 pasagjerë.
0 komentet