Euleks për kthimin në punë të policëve të pezulluar: Po ndjekim rastin, për këtë çështje drejtohuni Policisë Kosovare

Euleks
Burim: Kosovo Online

Ju lutemi që në lidhje me këtë çështje drejtohuni Policisë Kosovare. EULEKS do të vazhdojë ta monitorojë këtë rast, njoftoi misioni në Kosovë, për rastin e kthimit në punë të dy policëve kosovarë të cilët ishin pezulluar për shkak të rrahjes së sërbit Nenad Rashkoviq. Shefi i Njësisë për Planifikim dhe Vlerësim Operativ, Erduan Baliqi, konfirmoi për Kosovo Onlajn se dy policët kosovarë janë thyer në punë në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, duke speguar se pezullimi i tyre-i vendosur më parë nga Inspektorati Policor i Kosovës-kishte skaduar.

Reagoi dhe Lista Sërbe duke kërkuar përgjigje lidhur me atë se kush e mori vendimin për kthimin në punë të dy policëve të pezulluar nën dyshimin për përfshirje në keqtrajtimin e Nenad Rashkoviqit nga Dreni dhe mbi bazën e cilave gjetje, si dhe nëse hetimi ka përfunduar dhe, nëse jo, përse u kthyen në detyrë para përfundimit të tij.

Sërbi Nenad Rashkoviq, nga fshati Dren, u plagos rëndë më 11 gusht, pasi sikurse tha, u rrah nga policë kosovarë.

Rashkoviq u shtrua në QKS “Mitrovica e Kosovës”, por për shkak të lëndimeve të rënda u transferua në Qendrën Klinike Spitalore të Sërbisë në Beograd për kurim.

Për akuzat e tij, Inspektoriati Policor i Kosovës nisi hetimet për abuzim me detyrën e më pas i rekomandoi Policisë Kosovare pezullimin e dy policëve të Drejtorisë së Policisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut pasi dyshoheshin për veprën penale të “abuzimit për rastin e ushtrimit të detyrës apo kompetenca publike”.