Tanasijeviq dënon goditjen me gure të autobuzit afër Vitisë: Rrethanat tregojnë se sulmi ishte etnikisht i motivuar
Kryetari i Komunës së Shtërpcës Ivica Tanasijeviq dënoi sulmin me gure të autobuzit mbrëmjen e djeshme që qarkullonte në drejtimin Beograd-Shtërpce afër Vitisë dhe theksoi se rrethanat në të cilat ndodhi tregojnë se sulmi ishte me motive etnike. Ai kërkoi prej organeve përkatëse zbulimin e autorëve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
“Dënojmë ashpërsisht sulmin e mbrëmshëm me gure të autobuzit të transportit të udhëtarëve ´Tandems´, që përshkonte rrugën Beograd–Shtërpcë ku ndodhi rreth orës 22 në vendin Sadovina afër Vitisë. Ky nuk është incident i parëndësishëm, por sulm serioz që cënoi sigurinë dhe jetën e njerëzve që ndodheshin në autobuz“, tha Tanasijeviq në deklaratë.
Ai tregoi se kjo ngjarje ka shqetësuar më së shumti popullin sërb në Shtërpcë dhe ka ngjallur frikë dhe shqetësim mes qytetarëve.
“Fakti që u qëllua me gure autobuzi i linjës Beograd–Shtërpce, ku sërbët udhëtojnë në shtëpitë e tyre, si dhe rrethanat nën të cilat ndodhi gjithçka, tregojnë atë se sulmi ishte etnikisht i motivuar”, shpreh bindjen Tanasijeviq.
Ai nga Policia Kosovare dhe të gjitha institucionet përkatëse kërkoi që pa vonesa të konfirmojnë të gjitha rrethanat, të zbulojnë autorët dhe t’i vendosin para drejtësisë.
Tanasijeviq vuri në dukje se është veçanërisht shqetësues fakti që sulmi ndodhi disa ditë pas vendimit të shkallës së parë ndaj ish drejtuesve të UÇK në Hagë, i cili shkaktoi reagime të forta në opinionin publik shqiptar.
Theksoi se koha dhe rrethanat në të cilat ndodhi sulmi, forcojnë edhe më shqetësimin dhe ndjenjën e pasigurisë tek populli sërb.
"Është e papranueshme që nga sërbët në Shtërpcë dhe mbarë Kosovën të pritet pakësim i lëvizjeve, shmangjen e rrugëve të caktuara apo të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të qenë të sigurt. Të gjithë kanë të drejtë të lëvizin lirshëm, të udhëtojnë, të punojnë dhe të jetojnë pa frikë për veten dhe familjet e tyre. Është detyrë e institucioneve t’u ofrojnë siguri dhe jo t’a zhvendosin barrën e përgjegjësisë tek qytetarët", tha Tanasijeviq.
Ndaj nga përfaqësuesit ndërkombëtarë e veçanërisht nga KFOR, kërkoi marrjen e masave konkrete në kuadër të mandatit të tyre për të mbrojtur popullin sërb e ofruar sigurinë për ta. Shtoi se prania ndërkombëtare duhet të tregojë se është e gatshme të zbatojë mandatin e saj në praktikë dhe sërbëve t'u garantojë kushtet për jetë normale e të sigurt.
"Nuk kërkojmë dënime deklarative dhe premtime boshe. Kërkojmë që autorët të gjenden dhe të ndiqen penalisht dhe të ndërmerren veprime konkrete për të treguar se sulmet ndaj sërbëve nuk do të mbeten pa përgjigje", konkludoi Tanasijeviq.
Autobuzi i transportit të udhëtarëve "Tandems", që operon në linjën Beograd-Shtërpce, u qëllua me gurë mbrëmë rreth orës 22:00 në Sadovinë pranë Vitisë.
Pjesa e përparme e autobusit u godit me gurë ndërsa në atë moment në të ndodheshin rreth 15 pasagjerë.
Sulmi iu raportua në Policinë Kosovare.
0 komentet