Mijaçiq: BE nuk duhet të heshtë ndaj deklaratave të Ramës

Dragiša Mijačić
Burim: Kosovo Online

Koordinatori i Grupit Punues të Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, tha se BE-ja duhet të reagojë ndaj deklaratave të Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës se Prishtina duhet të ngrijë dialogun me Serbinë dhe t'i bëjë presion Dhomave të Specializuara për lirimin e udhëheqësve të UÇK.

“Vetëm disa ditë pasi u shpërblye nga Këshilli Evropian me hapjen e shpejtë të Klasterit 6, kryeministri I Shqipëris Edi Rama mbajti një fjalim në Parlamentin e Kosovës, duke i këshilluar ata që të ngrijnë dialogun me Republikën e Serbisë dhe të bëjnë presion ndaj Dhomës së Specializuar për lirimin e Drejtuesve të UÇK-së në gjyq për krime lufte”, ka shkruar Mijaçiq në rrjetin social “X”.

Ai shtoi se BE nuk duhet të heshtë ndaj deklaratave të Ramës.

Raportuesit e Parlamentit Evropian për Kosovën, RihoTeras dhe i Shqipërisë, Andreas Schider, nuk duhet të heshtin ndaj fjalimit të Edi Ramës, i cili kundërshton jo vetëm multietnicitetin dhe pajtimin në Kosovë, por edhe vlerat e BE-së. Është i pritshëm dhe i domosdoshëm reagimi i ambasadës amerikane në Kosovë”, ka përfunduar Mijaçiq.