Nikolliq: Mbarë bota e di që sërbët janë populli i vetëm me të drejta të privuara në Europë
Kryetarja e Këshillit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Daniela Nikolliq vlerëson se kryeministri kosovar Albin Kurti përdor gënjeshtra dhe sulmon Sërbinë për mashtrimet dhe keqbërjet e veta, duke thënë se mbarë bota e di se sërbët janë i vetmi popull me të drejta të privuara në Europë.
“Sulmi është mbrojtja më e mirë është definicioni i Albin Kurtit dhe regjimit të tij nën të cilin operon ku ka dëshmuar edhe një herë se sërbët në Kosovë e Metohi nuk i shikon dhe si zakonisht përdor gënjeshtra duke sulmuar Republikën e Sërbisë për mashtrimet dhe keqbërjet e veta”, ka deklaruar Nikolliq në platformën “X” pas deklaratës së kryeministrit kosovar se shqiptarët në Sërbi janë “komuniteti më i diskriminuar në Europë”.
Ajo përkujtoi se në Sërbi ekzistojnë 24 Këshilla të Pakicave Kombëtare mes të cilave edhe shqiptare, sikurse thekson, gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë qytetare e njerëzore të denja për një qënie njerëzore, ashtu si naxhoranca sërbe.
Nikolliq thekson se në komunat me shumicë shqiptare-Preshevë dhe Bujanovc pushtetin e ushtrojnë shqiptarët, ndërsa në veri të Kosovës ku 95% e përbëjnë sërbët, “pushtetin e ushtrojnë kryekomunarët ilegjitim shqiptarë”.
Ajo pyeti Kurtin „çfarë u ke dhënë sërbëve veçse u’a ke marrë të gjitha?“.
“Mbarë bota e di që sërbët janë populli i vetëm në Europë me të drejta të privuara, pa të drejtë pune, kurimi, arsimi, pa të drejtë për të zgjedhur, përdorimin e gjuhës, të shkruarit, popull fëmijët e të cilit vriten sepse janë sërbë, popull që arrestohet pasi janë sërbë dhe ku pesha e dënimit nuk përcaktohet nga hetimi, por sipas parimit `nuk je fajtor derisa të konfirmojmë se je sërb`. Shikohu o Albin në pasqyrë, tek refleksi do të shikosh gënjeshtër, gallatë dhe terror” përmbyll Nikolliq.
0 komentet