Milkov: Sërbia kuptueshëm e shqetësuar si pasojë e bashkëpunimit ushtarak të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, Bullgaria nuk do të jetë pjesë e këtij pakti

Georgi Milkov
Burim: Kosovo Online

Gazetari i të përditshmes bullgare “24 orë” Georgi Milkov ka thënë për Kosovo onlajn se Sërbia është me të drejtë e shqetësuar për aleancën ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës por që Bullgaria pavarësisht deklaratave nga Prishtina, nuk do të jetë pjesë e këtij pakti. 

“Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës mund të shikohet si hap i natyrshëm në gjetjen e daljes në drejtim të kaosit dhe destabilitetit në Europë e botë. Sërbia kuptueshëm është e shqetësuar si pasojë e të tilla bashkëpunimeve ushtarake pasi Kosova konsiderohet si territor i saj. Kur përmendet Bullgaria si pjesmarrëse e mundshme në këtë pakt, shqëtësimi është i kuptueshëm. Shqipëria dhe Kroacia janë anëtare të Nato, Bullgaria gjithashtu, kështu që Sërbia gjendet nën izolim. Por duhet thënë se informacionet rreth interesimit jozyrtar që pala bullgare ka shprehur për pjesmarrjen në deklaratën e Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës-janë të pasakta”, ka thënë Milkov.

Ky i fundit sqaron se Bullgaria me shumë kujdes analizon tekstin e dokumentit ku më 18 mars u nënshkrua në Tiranë nga ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës. “Bullgaria mori kopje të tekstit përmes rrugës verbale në Ambasadën Shqiptare në Sofje më 25 mars. Por ministri bullgar i punëve të jashtme tha në parlament se Sofja në asnjë moment nuk ka qenë e thirrur nga ana e iniciuesve të dokumentit”, preçizoi Milkov.

Ky i fundit thotë se në Ballkan çdo vend ka “perceprimin e vet të historisë, gjeopolitikës dhe sigurisë”.
“Por leksionet më të rëndësishme prej historisë sonë të përbashkët janë që pas rivalitetit shekullor dhe kundërthënieve më në fund kuptuan se bashkëpunimi është opsioni më i mirë sesa lufta. Sot megjithatë, dinamika e procesit gjeopolitik ka marrë shpejtësi të paparë. Arkitektura e sigurisë mbetet gjithnjë e më shumë jostabile”, ka theksuar Milkov.

Ai beson se Sërbia dhe pavarësisht deklaratës së trojkës rreth bashkëpunimit ushtarak, nuk do të duhet të shqetësohet  për “paqen dhe integritetin e vet”.

“Opinioni im është që Sërbia nuk duhet të merakoset për paqen dhe integritetin e vet pasi nuk ka arsye që vendet e paktit të ri të bashkëpunimit të ri ushtarak, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova-të synojnë në fitimin e territoreve të reja në kuptimin gjeografik. Në këtë numër duhet të përllogarisim dhe një aleancë tjetër të mundshme dhe bashkëpunim ushtarak-atë mes Hungarisë dhe Sërbisë”, ka thënë Milkov.

Ky i fundit shton se pjesmarrja në njërën apo tjetrën aleancë, duhet të jetë e balancuar jo vetëm tek ato vende që janë pjesmarrëse në to, por dhe në këtë rast pozita e fqinjëve të tjerë që nuk janë përfshirë.

“Synimi është shmangia e tensioneve që do të mund të cënonin paqen dhe koegzistencën e fqinjësisë së mirë dhe mirësynimin e popujve” tha ai. Milkov shtoi se Kroacia, Bullgaria dhe Sërbia janë vende me karakteristika të ngjashme sikurse historia, gjuha, qeveria, traditat si dhe ekonomia. 

Ai tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të synojnë ruajtjen e frymës së fqinjësisë së mirë dhe respektimit të ndërsjelltë. 

“Nëse ky pakt ushtarak është arsye për çeljen e diskutimeve rreth asaj çka cilat janë interesat e vërteta të popujve të Ballkanit, cilin millennium ka pranë, ky është hap i mirë, përfshirë dhe në drejtimin e zhvillimit të bashkëpunimit në fusha të tjera. Pavarësisht nga ajo sesi do të rrjedhin ngjarjet në politikën e jashtme të vendeve ballkanike, synimi duhet të jetë ruajtja e frymës së fqinjësisë së mirë dhe respektimit të ndërsjelltë” konkludoi Milkov.