Ministria e Kulturës së Sërbisë kërkon reagim urgjent nga UNESKO për punimet afër Manastirit të Deçanit

Radovi na putu, manastir Visoki Dečani
Burim: Eparhija raško-prizrenska

Ministria e Kulturës së Sërbisë ka dënuar ashpërsisht vazhdimin e punimeve brenda zonës Speciale nën Mbrojtje në Manastirin e Deçanit pa pëlqimin e KOS, duke theksuar se fjala është për “qëllime të paskrupullta se me heqjen e provave të pakundërshtueshme të shtetësisë shumëshekullore sërbe në atë tokë, falsifikohet historia. Ministria u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare, veçanërisht UNESKO, të reagojnë urgjentisht.

"Ministria e Kulturës dënon rifillimin e punimeve ilegale brenda Zonës Speciale nën Mbrojtje të Manastirit të Deçanit si pjesë e projektit afatgjatë të diskutueshëm të rrugës ndërkombëtare tranzitore Deçan-Plav.

Ky akt i papranueshëm i Prishtines konfirmon se ky manastir, i cili është njëkohësisht në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO është prej 20 vitesh në listën e pasurive kulturore nën rrezik në Europë", thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Denohet veçanërisht fakti se për punimet nuk janë pyetur e as informuar as Manastiri i Deçanit as Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase.

"Fakti që një nga vendet më të mëdha të shenjta sërbe gëzon mbrojtje ndërkombëtare jo vetëm që mesa duket nuk e pengon Prishtinën të sulmojë këtë pasuri kulturore, por përkundrazi sillet barbarisht dhe anti-civilizuesisht. Është në veprim qëllim i paskrupullt për të hequr provat e pakundërshtueshme të shtetësisë sërbe shumëshekullore në këtë truall dhe të fshijë e falsifikojë historinë dhe vetë popullin sërb", thuhet në deklaratë.

Ministria shton se e shqetëson veçanërisht fakti që sulmi ndaj Manastirit të Deçanit po ndodh në kuadër të "fushatës së orkestruar padyshim nga regjimi i Kurtit i urrejtjes, ekstremizmit, persekutimit dhe shtypjes së gjithçkaje që mban emër sërb dhe atë që është pikërisht në djepin e sërbizmit në Kosovë e Metohi".

Në deklaratë vlerësohet se makineritë e ndërtimit, që rrezikojnë Manastirin e Deçanit, janë në "të njëjtin nivel me forcat speciale të Kurtit", të cilat prodhojnë arrestime masive arbitrare dhe persekutime të sërbëve, ndalimin e simboleve kombëtare që nuk rrezikojnë askënd, e deri tek kufizimet bizarre dhe lista e këngëve të ndaluara, ndaj të cilave së fundmi u ekspozua aktori Millan Vasiq çka është përherë dëshmi e represionit totalitar.

Ministria paralajmëron se në kuadër të krijimit të klimës së përgjithshme të pasigurisë dhe frikës, sulmet ndaj pronës kulturore janë veçanërisht alarmante, sepse nuk përfaqësojnë kurrë vetëm shpërthime urrejtjeje ndaj identitetit të një populli, por gjithmonë intensifikimin e dhunës së re që e paralajmëron.

"Ndaj Ministria e Kulturës u bën thirrje organizatave ndërkombëtare, veçanërisht UNESKO, që në kuadër të juridiksionit të saj, të reagojnë urgjentisht, në përputhje me konventat ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me Konventën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore, bazuar në parimet universale", konkludohet deklarata.

Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase njoftoi më herët sot se brenda Zonës Speciale të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, rinisën punimet në rrugë pa pëlqimin e Manastirit, Arqipëshkvisë dhe Kishës Ortodokse Sërbe.

Si pasojë e deklaratës së Arqipeshkvisë, ndihmës Avokati i Popullit të Kosovës Sërgjan Sentiq  nisi hetim si pasojë e detyrës zyrtare.