MPJ uron Ditën e Europës: Anëtarësimi në BE mbetet angazhim strategjik i Sërbisë

MSP Srbije
Burim: MSP Srbije

Ministria e punëve të jashtme të Sërbisë ka uruar me rastin e Ditës së Europës të gjithë qytetarët e Unionit Europian dhe vendeve kandidate për anëtarësi dhe theksoi se anëtarësimi në BE mbetet angazhim strategjik i Sërbisë.

“Me rastin e Ditës së Europës, Sërbia i përcjell urime të përzemërta të gjithë qytetarëve të Unionit Europian dhe vendeve kandidate për anëtarësim, me besim se idetë mbi të cilat u ndërtua një nga projektet më të suksesshme të paqes në historinë e njerëzimit, do të jenë inspirim për brezat e ardhshëm. Anëtarësimi në BE mbetet angazhimi strategjik i Sërbisë dhe nxitësi kryesor i proceseve të reformave në vendin tonë dhe ambicia jonë është të jemi gati për anëtarësim në familjen europiane deri në fund të vitit 2026” bëhet e ditur në njoftim.

Më tej shtohet se Sërbia ndan vlera me Europën.

“Jemi të përkushtuar me ndërtimin e shoqërisë të bazuar në sundimin e ligjit, demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut-vlera të cilat dhe vetë si popull i moçëm europian, i ndajmë sinqerisht. Dëshirojmë që me partnerët tanë europianë me përpjekje të përbashkëta të ndërtojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për të gjithë popujt e Europës”, konkludohet nga MPJ.