Muhaxhiri: Kurti dhe Rama kanë stile politike që nuk janë pajtuese
Analisti Artan Muhaxhiri mendon se raportet mes kryeministrit kosovar Albin Kurtit dhe atij shqiptar Edi Rama nuk do të përmirësohen pasi mes tyre egziston një lloj konkurrence e caktuar dhe ndaj kanë stile politike që nuk janë pajtuese.
“Gjithçka sikurse ka qenë dhe më herët. Nuk kanë raporte të mira. Egzistonte idea se kryeministri Rama mbështeste presidenten Osmani, veçanërisht në Këshillin për Paqe dhe me gjasa këtë kryeministri Kurti e shikonte si një lloj konkurrence të brendshme që ishte e drejtuar ndaj tij”, thotë Muhaxhiri për Kosovo onlajn.
Duke i’u përgjigjur pyetjes nëse proçesi që zhvillohet në Hagë kundër ish liderëve të UÇK unifikon Kosovën dhe Shqipërinë, Muhaxhiri bën të ditur se kryeministri shqiptar Rama ishte i zëshëm dhe energjik dhe se ka investuar më shumë në mjaft biseda me liderët ndërkombëtarë sesa kryeministri Kurti kur ka qenë fjala për aktakuzat në Hagë.
“Rama dëshiron të tregojë se lidhja e tij me Kosovën është fundamentale dhe jo e bazuar në politikën ditore. Në përgjithësi mendoj se gjykimi në Hagë duhet të jetë jashtë politikës sepse vendimi gjyqësor do të ndryshojë mjaft skenën politike të Kosovës, gjithashtu dhe në lidhje me historinë e Kosovës, kështu që mendoj se ajo çka bën kryeministri Rama, është mjaft e përshtatshme çka do të duhet të jetë leksion për mbarë politikanët kosovarë”, thotë Muhaxhiri.
0 komentet