Muhaxhiri: Ndikimi i Bislimit është minimal, takimet me Sorensenin formalisht të pastra

Artan Muhadžiri
Burim: Kosovo Online

Analisti politik Artan Muhaxhiri vlerësoi në deklaratën e dhënë për Kosovo onlajn se Kosova dhe Sërbia nuk kanë vullnet për të përmirësuar kualitetin e dialogut dhe se takimet e veçanta të Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit me Peter Sorensen në Brukesl kanë qenë veçse formalitet i pastër.

“Nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh në raport me të kaluarën, pasi dialogu varet nga aktorët dhe palët e përfshira-Kosova dhe Sërbia. Ato nuk kanë vullnet për të përmirësuar kualitetin e dialogut. Këto takime për zotin Sorensen kanë qenë veçse prezantim, por mendoj se ai do ta kuptojë shumë shpejt kontekstin dhe peshën e këtij dialogu” thotë Muhaxhiri.

Pyetjes se çfarë kapaciteti ka Bislimi duke pasur parasysh se është në mandatin teknik, por edhe sa kuptim ka të caktohet dialogu ndërsa situata politike në Kosovë nuk është zgjidhur, Muhaxhiri thotë se kjo është një çështje mjaft e rëndësishme.

"I rëndësishëm është dhe legjitimiteti pasi momentalisht Kosova nuk ka parlament funksional, e kështu që zoti Bislimi nuk mund t'u ofrojë asnjë informacion apo të jetë racional në dialog. Ky takim në Bruksel është veçse formalitet me synim që të tregojë se dialogu vazhdon, por nuk ka ndonjë fuqi apo ndikim real sepse nuk kemi qeveri të re, as dhe parlament. Ndaj ndikimi dhe fuqia e Bislimit është minimale, kështu që nuk mund të marrë asnjë vendim të rëndësishëm në këtë kontekst politik” ka thënë Muhaxhiri.