Mur: Kosova nuk ka qenë temë në Dejton, Uashingtoni atëherë ishte i qartë për këtë çështje

Mur
Burim: Kosovo Online

Në prag të 30 vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit, bashkëpunëtori i lartë i Këshillit Atlantik Xhonatan Mur beson se marrëveshjka e përmendur duhet parë si sukses pasi falë saj u ndal lufta në B&H, por vuri në dukje se situata e atëhershme në Kosovë nuk ka qenë temë në Dejton.

“Përsa i përket Kosovës, ajo nuk ka qenë temë në Dejton, për shumë arsye të qarta kjo nuk ka qenë temë për Kroacinë dhe B&H. Ka qenë para kësaj në vitin 1994 kur isha në Uashington teksa prita Rugovën. Kosova ka qenë në mendjen e qeverisë amerikane, Departamentit të Shtetit, por Dejtoni ishte situatë e ndarë vetëm për B&H. Çështja e Kosovës ka qenë aktive dhe mjaft aktive sigurisht në vitet 1998-1999. Ka qenë tek individë dhe tek të tjerë, dëshirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës nën thonjëza, por sinjali nga Uashingtoni ka qenë i qartë, ndoshta jo tek të disa, por që ka qenë i qartë. Marrëveshja e Dejtonit dhe negociatat në Dejton, kanë patur në fokus B&H. Ndjekim situatën në Kosovë, dimë që egziston krizë, por që tani bisedojmë për B&H, hap pas hapi. Dhe në vijim mund të ecim pa Kroacinë dhe B&H, të bisedojmë me Beogradin, Prishtinën dhe me organizatat joqeveritare rreth situatës në Kosovë", tha ai.

Mur shprehet se shpesh po flitet për Dejton 2, por që mendon se kjo është mjaft e gabuar.

“E para, kushtetuta e Dejtonit, marrëveshja e Dejtonit, sikurse kam thënë, nuk është perfekte, por që do të ripërtërijë gjithçka nën kushte të tilla që do të ishin të vështira. Boshnjakët, hercegovinasit kanë jo vetëm të drejtë, por dhe detyrim të ndryshojnë dhe ripërtërijnë Kushtetutën egzistuese. Kjo nuk është diçka për bashkësinë ndërkombëtare” ka thënë Mur.

Ky i fundit vlerëson se marrëveshja e Dejtonit duhet të shihet si sukses.

“Të përfundosh luftën ishte prioritet dhe fokus i administratës së atëhershme amerikane, si dhe mbarë vendeve në botë. Kishte ardhur koha e duhur për t'i dhënë fund luftës së tmerrshme dhe shumë viktimave e krimeve, Marrëveshja e Dejtonit duhet të shikohet përherë si sukses. Nuk do të thotë që të gjithë të jenë të kënaqur me marrëveshjen dhe nuk kanë qenë as në nëntor të vitit 1995, por që ndali luftën” ka thënë Mur.

Marrëveshjet e paqes nuk janë të përkryera, ka thënë Mur dhe shtoi se nuk ka shembuj të suksesit të pastër, pra që të gjitha palët të ngelen të kënaqura.

“ Tridhjetë vite B&H është shtet sovran dhe i pavarur, nuk ka patur konflikte të mëdha apo luftë. SHBA dhe BE, natyrisht Sërbia dhe Kroacia janë garantë të kësaj marrëveshjeje. Përmbajtja e kushtetutës së Dejtonit është mjaft e komplikuar pasi ka dy entitete në Federatë dhe mjaft kantone, gjithsej 143 komuna, përfshirë dhe Bërçkon me status të veçantë” shton ai duke nënvizuar se B&H nuk ka funksionuar siç duhej të ishte, pasi shpesh nuk ka konsensus mes tre anëtarëve të presidencës në Sarajevë.

Ambasadori Mur ka qenë i ftuar në podkastin KOntekst të cilën do t’a emetojmë të shtunën në orën 12 në kanalin Jutjub të portalit tonë.