Zurof: Srebrenica nuk është genocid, por krim lufte

Efrem Zurof
Burim: Kosovo Online

Historiani izraelit i Holokaustit dhe drejtor i Qendrës “Simon Uizental“ Efraim Zurof ka thënë sot se pret me padurim përmbylljen e Qendrës Memoriale në Panairin e Vjetër ku do të ishte vend i shkëlqyer për mbajtjen e leksioneve për krimet e ustashëve si ndaj popullsisë vendase, ashtu dhe ndaj miqve, transmeton Juronjuz. Duke sqaruar sesi sot interpretohet fjala genocid, ai përsëriti se kjo nuk ka ndodhur në Srebrenicë, por që në këtë rast bëhet fjalë për krim lufte.

Duke i’u përgjigjur pyetjes sesi e shikon fjalën e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq i cili pas takimit me të, shkruajti se Zurof është luftëtar i palodhur për të vërtetën dhe të drejtën, Zurof për televizionin Prva sikurse tha, është prekur mjaft me këtë mirënjohje.

“Falenderoj Zotin çka do të mund t’i çonte kriminelët para drejtësisë“, ka shtuar Zurof.

Duke folur për takimin mes Vuçiq dhe Zurof, konsulli i nderit i Sërbisë në Izrael Aleksandar Nikoliq, i ftuar në të njëjtin emision, tha se takimi ishte nga njëra anë i prekshëm ndërsa nga tjetri mjaft pragmatist me temat rreth projekteve që nisën dhe shqyrtimin e fazave të tyre duke menduar në rijetëzimin e subjekateve që merren me punët e edukimit dhe kërkimit shkencor.

Një prej atyre projekteve ka hyrë në seminare të shkollës ndërkombëtare “Yad Vashema“, por dhe projekti i Kompleksit Memorial Panairi i Vjetër ku duhet të plotësohet e zgjerohet.

“Presidenti i Republikës Aleksandar Vuçiq respekton jashtëzakonisht dhe çmon rolin e doktor Zurofit pasi parë ndërkombëtarisht, ai është mur i jashtëm që nuk mund të goditet dhe madje nëse goditet, nuk mund të thyhet. Kompetenca dhe reputacioni i tij ndërkombëtar na mbrojnë nga faktorë të jashtëm dhe ndonjëherë edhe nga vetja jonë” ka thënë Nikoliq.

Zurof, duke folur për sfidat më të mëdha në zbulimin e nazistëve, deklaroi se në shumë vende mungon vullneti politik për t’i sjellë këta njerëz para drejtësisë.

“Pa vullnet politik, kurrë nuk do të ketë drejtësi dhe këtë e shikojmë sërish e sërish. Tani ndeshemi me situatën në të cilën shumë vende ndërrojnë narrativën e Holokaustit. Ato nuk e mohojnë se ndodhi, por të gjitha krimet tashmë u’a atribuojnë gjermanëve, duke harruar pjestarët e popullit të vet që ishin mes vrasësve kryesorë” ka thënë Zurof.

Duke sqaruar sesi sot interpretohet fjala genocid, theksoi se çdo vend që ka përjetuar tragjedi dëshiron t’a pretendojë se ky është genocid.

“Ndaj dhe genocidi është standarti i artë i tragjedisë. Dëshirojnë që të mbledhin simpati, mbështetje, ndihmë dhe gjëra të ngjashme. Po ju jap një shembull-historinë e Srebrenicës. Çfarë është definicioni genocid? Unë këtë e gjykoj në tre 'I': e para është qëllimi apo synimi, e dyta implementimi apo zbatimi dhe e treta implikimi. Në Srebrenicë ishin 33.000 njerëz. Prej tyre gati 27.000 shkuan nëpër shtëpi, të palënduar, pa asnjë të keqe. Pleqtë, fëmijët, gratë të gjithë këta që nuk ishin përfshirë në veprime luftarake, shkuan në shtëpi. A është ky genocid? Ky nuk është genocid, ky është krim, krim lufte”, vlerësoi Zurof.