Në faqen e NATO-s Osmani “zonja nga Kosova”
Burim: Facebook
Në njoftimin për takimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në faqen e Aleancës Veriatlantike nuk përmendet se Osmani është president e Kosovës, por ajo paraqitet si “zonja Vjosa Osmani-Sadriu nga Kosova”.
"Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s takohet me znj. Vjosa Osmani-Sadriu nga Kosova. Të enjten, më 7 shtator 2023, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të presë znj. Vjosa Osmani-Sadriu", thuhet në faqen NATO-s.
Një “trajtim” i tillë nuk duhet të jetë befasues, sepse Kosova nuk njihet nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Përkatësisht, për katër anëtarë të Bashkimit Evropian që janë edhe anëtarë të NATO-s, Kosova nuk është shtet – për Spanjën, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë.

komentet