Vuçiq i ka dorëzuar Stoltenbergut tetë dokumente për terrorin e Kurtit ndaj serbëve në Kosovë

Predsednik Srbije Aleksandar Vučić i generalni sekretar NATO Jens Stoltenberg
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dorëzuar të enjten Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në një takim në Bruksel, tetë dokumente në të cilat jepet kronologjia e terrorit të vuajtur nga serbët në Kosovë që kur Albin Kurti erdhi në pushtet në Prishtinë dhe të dhëna të detajuara për rreth 383 sulme me motive etnike, në të cilat 15 herë në shënjestër kanë qenë fëmijët, transmeton Novosti.

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti ka pasur më shumë incidente sesa janë regjistruar mesatarisht para ardhjes së Kurtit si kryeministër.

Në disa dokumente, të cilat i janë dorëzuar Stoltenbergut nga kreu i shtetit në Bruksel dhe në të cilat Novosti ka pasur akses, përshkruhen me detaje kronologjike ngacmimet, frikësimet dhe arrestimet e serbëve, si dhe imponimi i dhunshëm i kryetarit të bashkisë në veri, që çoi në tensione.

Në dosjen që i është dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s gjenden tetë dokumente: Kronologjia e terrorit të Kurtit në Kosovë, Lista e serbëve të pushkatuar nga forcat e Kurtit gjatë vitit 2023, Raporti për sulmin ndaj dy fëmijëve në Zhitkoc, Lista e serbëve që janë arrestuar padrejtësisht që kur Kurti erdhi në pushtet, Sulmet me motive etnike, Masat e Prishtinës kundër kujdesit shëndetësor, Sulmet ndaj besimtarëve dhe objekteve të KOS nga viti 2021 deri në 2023 dhe Sulme me motive etnike ndaj fëmijëve serbë.

"Vëllai dhe motra Dara dhe Kristijan u sulmuan dhe u rrahën ndërsa ngisnin një motor të tipit “quad” dhe po shkonin në një uikend-shtëpi. Kristian u godit me shkelma në trup, u rrëzua në tokë dhe u mbajt në një pozicion të gjunjëzuar. Nëna e djalit të saj e gjeti atë duke u mbajtur në gjunjë në tokë, dhe e gjeti të bijën zbathur, e cila u rrëzua disa herë nga stresi dhe frika”, thuhet në raport, ku përshkruhet me detaje sulmi i forcave speciale të ROSU ndaj fëmijëve serbë në Zhitkoc, të cilët u ndaluan dhe keqtrajtoheshin nga forcat e Kosovës vetëm për shkak se kishin nënkësula nën helmeta.

Në një pjesë të raportit të delegacionit serb po ashtu theksohet se nga vjeshta e vitit 2022, ROSU do të fillojë të krijojë prezencë të përhershme në veri të Kosovës, përmes ndërtimit të bazave dhe pikave ilegale. Që nga fillimi i vitit janë regjistruar 11 aksione speciale të ROSU-së, të cilat mund të përkufizohen si inkursione në veri të Kosovës, ndërsa që nga viti 2021 kanë qenë 24. Dokumentet përmbajnë edhe informacione se si Prishtina, përkundër kundërshtimit të serbëve, ka zhvilluar zgjedhje jolegjitime në komunat me shumicë serbe në kontejnerë.

“Njësitë e ROSU e shfrytëzuan udhëtimin në tubimin e madh publik “Serbia e Shpresës” për të pushtuar me forcë ndërtesat e mbetura komunale në veri të krahinës, dhe gjatë prishjes së një tubimi paqësor, ata përdorën gaz lotsjellës, bomba shokuese dhe armë zjarri. Në Zveçan, ROSU e përshkallëzon situatën duke rrëmbyer disa serbë, gjë që çon në trazira në të cilat u plagosën 26 pjesëtarë të KFOR-it dhe më shumë se 50 civilë. Serbët deklarohen më pas si të arrestuar, njërin prej të cilëve e kanë rrahur brutalisht, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike”, thuhet në raport.

Përmes listës së serbëve që u qëlluan nga pjesëtarët e policisë së Kosovës, Stoltenberg ndër të tjera është në dijeni për sulmin ndaj vëllezërve Stefan (11) dhe Millosh (21) Stojanoviqit nga Gotovusha afër Shtërpcës, në ditën para Krishtlindjes, si dhe për faktin se sulmuesi i tyre, pjesëtari i FSK-së, Azem Kurtaj, është akuzuar vetëm për rrezik general, dhe se është liruar në arrest shtëpie.