Në godinën e NKP “24 nëntori” në Lleposaviq u vendos flamuri i Kosovës dhe tabela e Ujësjellësit Rajonal

JKP Leposavić
Burim: Kosovo Online

Në godinën e Ndërmarrjes Komunale Publike “24 nëntori” në Lleposaviq sot u vendos tabela me mbishkrimin “Kompania Rajonale e Ujësjellësit SH.A. Mitrovica“, si dhe flamuri i Kosovës.

Flamuri i Republikës së Sërbisë nga ky objekt nuk u hoq. 

Drejtori i NKP “24 nëntori” Dragan Baraq tha për Kosovo onlajn se tabela dhe flamuri i Kosovës u vendos sot rreth orës 15:00.

“Në kompetencën e Ujësjellësit Rajonal do të jenë punët e furnizimit me ujë, ndërsa aktivitetet e tjera komunale, sikurse mirëmbajtja e varrezave, tregu dhe higjiena publike, me shumë gjasa të kalojnë në kompetencën e komunës. Për tani ende nuk është precizuar definitivisht sesi do të organizohet gjithçka” tha Baraq në një deklaratë me telefon.