Në Prishtinë vazhdon gjykimi i sërbëve të akuzuar për terrorizëm, avokatët: Provat e prokurorisë të pathemelta

Milunu Milenkoviću Lune
Burim: Kosovo Online

Para Sektorit të Veçantë të Gjykatës Themelore në Pristhinë sot ka vijuar gjyqi ndaj Millun Millenkoviqit, Dejan Pantiqit, Aleksandar Vllajiqit dhe Miomir Vakiqit ku Prokuroria Speciale i akuzon se kanë ndërmarrë akte terroriste.

Pasi kanë deklaruar se nuk kanë më dëshmitarë, sot ishte parashikuar që të operohej me paraqitjen e provave materiale të prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori special Bekim Kodraliu si prova ka paraqitur foto dhe pamje si dhe komunikimin e Aleksandar Vllajiq ku më herët përmes rrugës së mesazheve, përcaktoi se kush dhe çfarë do të bënte ditën që ndodhi sulmi.

“I pandehuri Millun Millenkoviq me njësinë e vet lëvizi në drejtim të zyrës së KKZ dhe e sulmoi pa arsye” shtoi prokurori duke e pasqyruar edhe me fotografi dhe video me pretendimin se bëhej fjalë për “sulm nga elementë terroristë”.

Avokati i Millun Millenkoviqit, Predrag Milkoviq, kundërshtoi provat e prokurorisë pasi raporti informativ që u paraqit ishte kallëzim penal dhe nuk mund të përbënte provë. Gjithashtu avokati tha se fotot që paraqiti prokurori, mbrojtja i ka parë për herë të parë me ngjyra, sepse ato i ishin vendosur të fotokopjuara.

Milkoviq tha se në disa foto nuk ishte e qartë vendndodhja e restorantit "Grej" me qëllim që të jepej përshtypja se ishte kryqëzimi dhe ai vend. Shton se për këtë arsye i kërkoi gjykatës të shkonte në vendngjarje.

Avokati thekson se tek disa nga fotografitë nuk duken qartë fytyrat që të njihen. Milkoviq gjithashtu kundërshtoi raportin në të cilin duket veprimi i paligjshëm i zyrtarit policor ku Millenkoviq pretendohet se pranon që ka marrë pjesë në protesta pa praninë e avokatit.

Avokati mbrojtës i Aleksandar Vllajiqit, Millosh Delleviq, theksoi se prezantimi i prokurorit tregonte komunikime nga telefoni i Aleksandar Vllajiqit ndërsa është e panjohur se kujt i është dërguar mesazhi dhe në cilën datë, si dhe se që Vllajiq i ka dhënë udhëzime dikujt, nuk mund të shikohet prej komunikimeve e kësisoj provat e prokurorisë janë të pabaza.

Delleviq shton se dosjet e çështjes përmbajnë të dhëna mbi egzaminimin e telefonit të Aleksandar Vllajiqit dhe se nuk është vërtetuar se ky i fundit të ketë telefonuar Millenkoviqin. Delleviq thekson se ky është vetëm supozim i prokurorit bazuar në deklaratën e dëshmitarit Idrizi. Delleviq thekson se gjykata deri në fund të procesit, duhet të ketë kujdes me  ligjshmërinë e provave të marra.

Avokati Ljubomir Pantoviq i cili përfaqëson Dejan Pantiqin, kundërshtoi të gjitha provat e prokurorisë.

"Në aktakuzë, thuhet si provë se fotografitë 1 dhe 2 tregojnë të pandehurin Millenkoviq së bashku me të dyshuarit e tjerë duke shkuar në zyrat e KKZ. Kjo nuk është e vërtetë. Në këto fotografi nuk shikohet asnjë nga të pandehurit e veçanërisht klienti im që shkon në zyrën e KKZ. Fotografia numër 8, autoambulanca dhe grupe njerëzish, pretendon prokuroria, se në të, duket qartë dhe i pandehuri Millenkoviq dhe të dyshuarit e tjerë. Por askund nuk përmendet se ku është Dejan Pantiq, më saktë prokurori këtë nuk e bën të ditur. Fotografia numër 9, për të cilën prokuroria pretendon se të gjithë të pandehurit ndodhen para zyrës në kohën e sulmit me bombë shokuese. Kjo nuk është e vërtetë që klienti im të ketë ardhur para zyrës së KKZ dhe kjo shihet”, tha Pantoviq.

Ky i fundit tregoi bisedën përmes mesazheve në Viber mes Dejan Pantiq dhe Vllajiqit në të cilën përmenden "dardha e mollë".

“Ato mesazhe lindën dy ditë pas sulmit, kjo nuk është provë sikurse pretendon prokuroria” tha avokati Pantoviq dhe luti gjykatën t’i kushtojë vëmendje datës së mesazheve.

Avokati Dejan Vasiq theksoi se në fotografi nuk duket asnjë prej të akuzuarve.

“Këto janë provat e bashkëngjitura ndaj këtij të akuzuari, tani në fund të kontrollit kryesor nuk mund ta besoj se kjo aktakuzë është e konfirmuar, se këto prova janë të bazuara, se këta njerëz janë terroristë. Tani të gjithë i panë provat, të gjithë në këtë sallë gjyqi. Të gjithë e dimë se çfarë është ky proces, ky është zbatim i pastër i politikës së rrugës gjyqësore", tha Vasiq.

Katër sërbë akuzohen se, në bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, kanë kryer sulm terrorist në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor më 6 dhjetor 2022, kur, gjatë protestës së sërbëve, u hodhën dy bomba shokuese, të cilat, sikurse thuhet në aktakuzë, rrezikuan jetën e njerëzve.

Millun Millenkoviq dhe Aleksandar Vllajiq ndodhen në paraburgim, ndërsa të tjerët po mbrohen nën liri.