Nikoliq: Kurti dëshiron që të imponojë tema të tjera në dialog që të mos thyejë dhëmbët tek BKS
Albin Kurti dëshiron që të dëbojë sërbët e tjerë të mbetur nga Kosova dhe të imponojë tema të tjera në dialog që të mos “thyejë dhëmbët” tek Bashkësia e Komunave Sërbe, ka thënë kryetarja e Komisionit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Daniela Nikoliq dhe tha se Beogradi kërkon që BKS të zbatohet në kapacitet të plotë me të gjitha kompetencat egzekutive. Drejtori programues i Qendrës për Përfaqësim të Kulturës Demokratike Aleksandar Rapajiq thotë se Kurti dhe qeveria e tij nuk kanë fare dëshirë që të orjentojnë proçesin në formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, transmeton Juronjuz Sërbia.
Nikoliq tha se aq sa është përgjegjësia e Prishtinës çka derimë tani nuk ka formuar Bashkësinë e Komunave Sërbe, aq është dhe përgjegjësia e atyre që ndërmjetësojnë në dialog.
"Me aq sa kam kuptuar, Prishtina do të shmangë një lloj bllokade formale dhe kjo është që draft-statuti të mos ndiqet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim kushtetueshmërie, që të mund të jenë në fazën përfshirëse, arsimi, shëndetësia, çështja e lokaliteteve e kështu me radhë. Pra, thjesht që pjesë pas pjese të hyjë në diçka që quhet Bashkësia e Komunave Sërbe, siç e shikojnë ata këtë dhe që përmes institucioneve të imponohet që ajo nuk ka peshë institucionale. Kështu nuk mundet. Ne e dimë cilat janë detyrimet", tha Nikoliq për Juronjuz Sërbia.
Kujtoi se BKS është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit dhe ka kompetenca të përcaktuara saktësisht.
"Ndaj ajo është 'suigeneris' sepse është e veçantë. Ndaj ajo nuk është prej planit Ahtisaari, kështu që ne 'mbahemi' tek ajo. Ajo është e plotë dhe e pavarur dhe si e tillë duhet të ketë kompetencat dhe peshën e vet dhe fuqitë egzekutive”, sqaroi Nikoliq.
Vuri në dukje se BKS është ajo çka Albin Kurti përgjatë gjithë kohës e shmang.
"Ai po turret prej Bashkësisë së Komunave Sërbe. Sa herë që ka problem me Unionin Europian, ai thotë: 'Po, ne kërkojmë BKS, por si?'. Ai kërkon pikërisht atë dhe tani kthehem te ky plan i Ahtisaarit ku thuhet-'u jepet një lloj komuniteti minoritar që mund të zgjidhin problemet e tyre përmes asaj bashkësie'. Por kjo është MVO. Kjo nuk është ajo çka u firmos më 19 prill të vitit 2013 në Bruksel dhe kjo nuk është ajo çka përbën të gjitha kompetencat egzekutive që ka. Ndaj është e veçantë", tha Nikoliq.
Kjo e fundit vëren se BKS duhet të ketë kryetar, kuvend që përbëhet nga 10 komuna me shumicë sërbe, të ketë kompetenca egzekutive.
"Arsimi dhe shëndetësia do të jenë pjesë e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe është definuar qartë në projekt-statut që institucionet tona bien nën buxhetin e Republikës së Sërbisë dhe kanë financim të pakufizuar", theksoi Nikoliq.
Kjo e fundit sqaroi se kurrë derimë sot në Bruksel, nuk është folur rreth kësaj që shëndetësia dhe arsimi të financohen nga buxheti kosovar.
"Kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe që Kurti, pra Prishtina, sa herë që u përshtatet diçka apo jo, ata thonë se BKS është si Republika Sërbe e Bosnjës dhe se kjo nuk mundet kështu dhe se duhet të jetë pjesë e institucioneve kosovare. Edhe një herë e përsëris, kurrë derimë sot nuk është folur në kuadër të dialogut që arsimi dhe shëndetësia financohen nga buxheti i asaj të ashtuquajturës Kosove", tha Nikoliq.
Ajo theksoi se është mjaft e rëndësishme që Bashkësia e Komunave Sërbe të flitet sërish në Bruksel dhe që të kthehet në tryezë me kapacitet të plotë.
"Këtu është thelbi që të krijohet një lloj funksionaliteti për diçka që quhet Bashkësia e Komunave Sërbe, siç e shikojnë ata. Dhe të shmangen konfliktet politike. Nuk është vetëm Kurti fajtor për BKS. Nuk qeveris ai në Kosovë për 13 vite. Nuk ka pasur as gatishmëri dhe as vullnet politik në periudhën e mëparshme", shtoi Nikoliq.
Në konstatimin për heqjen e dërgimit të pagesave nga ana e institucioneve prishtinase, Nikoliq thekson se rreth kësaj kurrë nuk është diskutuar në dialog.
"Projekt-statuti i Bashkësisë së Komunave Sërbe u shkrua nga ekipi im juridik. Kurrë nuk është bërë fjalë rreth kësaj që të hiqet dërgimi i pagesave. Kurrë nuk u fol që të hiqet dinari. Ajo çka Kurti tentoi dhe ajo çka bëri është të hiqte dinarin, të hiqte dërgimin e pagesave jo për shkak të BKS e cila de facto nuk e do, por sepse dëshiron t’i vërë vulën sovranitetin e tij. Bashkësia e Komunave Sërbe e shqetëson atë. Dhe kur thashë se ai e shikon atë si Republika Sërbe e Bosnjës se ai këtë madje e ka thënë në Bruksel. Thelbi është që Kurti do të mbarojë punë, të largojë sërbët që ka në territorin e Kosovës e Metohisë, të imponojë tema të tjera dialogu pikërisht për të mos thyer dhëmbët tek Bashkësia e Komunave Sërbe. Sepse çdo qeveri në Prishtinë dhe ajo e radhës, kushdo që të jetë Kurti apo ndonjë tjetër, do t'i thyejë dhëmbët tek Bashkësia e Komunave Sërbe", tha Nikoliq.
Kjo e fundit përsëriti se Beogradi kërkon që BKS të zbatohet në kapacitet të plotë me të gjitha fuqitë egzekutive.
Duke komentuar bisedën mes presidentit të Francës Emanuel Makron dhe Albin Kurtit, theksoi se lideri francez momentalisht është një nga njerëzit më të fuqishëm në Europë ndaj Kurti shkoi tek ai, por që "kaloi keq".
"Ndaj shkoi të lypte dhe kërkonte ndihmë në çdo mënyrë, ashtu sikurse tani kërkonte që FSK të vinte në veri e kështu me radhë, të zëvendësohej me KFOR dhe që të garantonte sigurinë. Ai në një mënyrë të pabesë, në fakt do t’i vendosë vulën sovranitetit të tij dhe të hedhë poshtë Beogradin nga dialogu, por nuk mundet. Këtë as Makron nuk e lejoi. Për sa kohë që Beogradi është në dialog, ata kurrë nuk do të jenë as shtet as të pavarur", nënvizoi Nikoliq.
Kjo e fundit konkludoi se përgjatë gjithë kohës negociatorët kryesorë në Beograd thonë se janë të gatshëm për dialog dhe bisedë, por që kjo varet edhe nga Prishtina, pasi për dialog nevojiten dy.
Drejtori programues i Qendrës për Përfaqësim për Kulturë Demokratike, Aleksandar Rapajiq, tha se Unioni Europian nxiton, por vetëm sesi të arrijë fitore burokratike.
"Mendoj se Unioni Europian nxiton, por jo që të zgjidhë problemin e komunitetit sërb në Kosovë apo të përmirësojë jetën e tij. Unioni Europian nxiton të zgjedhë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës që të sjellë Prishtinën në proçeset e integrimit europian dhe përgjithësisht Ballkanin Perëndimor pak më shumë më afër Unionit Europian. Ideja e Unionit Europian nuk është që duhet të zgjidhë problemin e komunitetit sërb, por vetëm një fitore burokratike", tha Rapajiq për Juronjuz Sërbia.
Ai spegoi se Kurti dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë dëshirë të nisin proçesin e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe.
"Kjo është politika kryesore e Albin Kurtit qysh nga nisja kur ishte në opozitë, se ai nuk dëshiron asnjë bashkësi, asnjë status special për sërbët. Madje përkundrazi, dëshiron që sa më shumë t’a përkeqësojë situatën dhe jetën e komunitetit sërb në Kosovë. Mendoj se kjo është arsyeja kryesore që ne nuk kemi pasur për afro dy vjet qeveri në Prishtinë dhe për të cilën Albin Kurti e përdor atë pozitën teknike në të cilën praktikisht qeveria shfrytëzon buxhetin. Dhe nga ana tjetër, gjithë të huajve që kërkojnë ndonjë lëshim prej tij, ai ka atë dalje që të thotë se është në mandat teknik, se ai nuk mundet të marrë vendime të mëdha dhe se duhet të presë që të formohet ndonjë qeveri stabile. Dhe në thelb, pikërisht Kurti nuk dëshiron të formojë qeveri, sepse e di se atëherë presioni veçse do të forcohet", spegoi Rapajiq.
Ky i fundit shtoi se presioni ndaj komunitetit sërb ka qenë i madh në katër vitet e fundit.
“Gjërat që duhej të zgjidheshin përmes Bashkësisë së Komunave Sërbe, fatkeqësisht, zgjidhen me vendime të njëanshme të Prishtinës, krejtësisht në kundërshtim nga ajo çka parashikohej nga Bashkësia e Komunave Sërbe. Kështu që patëm bastisje tek institucionet e përkohshme, patëm anulimin e transaksioneve të pagesave, heqjen e tregtisë dhe ndalimin e tregtisë me Sërbinë. E gjithë kjo në kundërshtim me vlerat europiane”, nënvizoi Rapajiq.
Ideja e BE, shton ai, është që propozimi për formimin e BKS të paraqitet menjëherë tek Gjykata Kushtetuese, që më vonë, dikush të mos mundet që proçesi të stopohet.
"Duhet thënë se një nga kushtet e Unionit Europian është që projekt-statuti i Bashkësisë së Komunave Sërbe që propozoi Unioni Europian që është është pak i ndryshuar me projektin që paraqiti pala sërbe, të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese. Ideja është që në nisje ky projekt-statut t'i dorrëzohet Gjykatës Kushtetuese që më vonë të mos shkohet në situatën ku, diku afër fundit të proçesit, dikush thotë 'hajde të shikojmë nëse kjo është kushtetuese' dhe sërish të stopohet gjithçka. Domethënë, idea e BE është që ai projekt qysh në nisje të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim që të ndalet ai bllokimi i mëvonshëm", spegoi ai.
Sipas fjalëve të tij, qeveria e Kurtit tregoi gjë të rëndësishme dhe kjo është që Bashkësia e Komunave Sërbe është i domosdoshëm.
"Bashkësia e Komunave Sërbe duhet të shërbejë pikërisht për këtë, të mbrojë komunitetin sërb, që të mos ndodhin këto që bën momentalisht qeveria e Albin Kurtit për komunitetin sërb dhe ky është një presion institucional përmes zbatimit të supozuar të ligjit, përmes disa masave administrative. Qëllimi i BKS është pikërisht ky, të mbrojë komunitetin sërb nga një presion ilegal që do të vinte nga qeveria qëndrore në Prishtinë", tha Rapajiq.
Ky i fundit shtoi se shpreson sinqerisht që takimi i Albin Kurtit me Makronin, të ketë vënë në lëvizje çështjen e formimit të BKS, por që nuk është optimist për Bashkimin Europian.
"Mendoj se kemi parë në periudhën e mëparshme se Bashkimi Europian pretendon se ushtron njëfarë presioni mbi Prishtinën dhe ky presion realisht nuk është i tillë. Ne patëm vendosjen e sanksioneve të Bashkimit Europian mbi Prishtinën, por ato sanksione as nuk funksionuan dhe as nuk paraqitën ndonjë problem të madh për Prishtinën", konkludoi Rapajiq.
Dhe në analizën e para pak kohëve të Kosovo Onlajn, analistët nga Beogradi thanë se egzistojnë mënyra për të shmangur dërgimin e draftit në Gjykatën Kushtetuese, por paralajmëruan për mungesën e vullnetit politik të Albin Kurtit për formimin e BKS, nën vlerësimin se çelësi qëndron tek gatishmëria e BE për të shfrytëzuar në masë të plotë mekanizmat e veta politike e financiare. Pjesë e ekspertëve në Prishtinë megjithatë besojnë se hapat e parë tashmë janë bërë.
0 komentet