Macut në Athinë me Micotaqisin: BKS parakusht për çfarëdolloj bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën

Đura Macut i Kirjakos Micotakis
Burim: Vlada Srbije/Slobodan Miljević

Kryeministri i Sërbisë Gjuro Macut i cili ndodhet për vizitë në Athinë, ka biseduar me kyeministrin grek Qirjako Micotaqis të cilit i përcolli qëndrimin e Beogradit se çfarëdolloj bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën është i domosdoshëm formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe.

“Biseduam rreth situatës në Kosovë e Metohi pas formimit të qeverisë së re në Prishtinë. Sigurisht që i përcolla qëndrimet tona të njohura ku një prej kushteve të para është që të njihet e drejta e popullit sërb për të formuar Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe ky është parakusht absolut për çdo lloj historie për normalizimin e marrëdhënieve. Ai e dinte këtë dhe shpresoj se do të ndihmojë që në rrugën drejt BE t’i kapërcejmë këto probleme“, tha Macut në Athinë.

Kryeministri tha se takimi me kolegun grek ishte i mirë pasi shkëmbyen opinione rreth situatës në rajon.

“E informova për atë që Sërbia punon aktivisht në implementimin e rrugës drejt BE të flasin dhe të planifikojnë me shumë përgjegjësi dhe të presin çeljen e kapitujve të rinj. Micotaqis është i bindur se është çështje kohe kur kjo të ndodhë”, tha Macut.

Ky i fundit ftoi kryeministrin e Greqisë të vijë në Sërbi sikurse tha, mund të ndodhë qysh në prill, ndërsa para Mitsotaqis, në mars, ministri i jashtëm grek do të vizitojë Sërbinë.

“Me Greqinë kemi raport të vazhdueshëm dhe ky është mesazh i mirë që Greqia është fqinja jonë, e perceptojmë si fqinje, se popujt tanë janë të afërt dhe duhet të ruajmë marrëdhënie shumë të mira”, shtoi Macut.

U bisedua dhe për energjitikën, pasi Greqia do të luajë rol të rëndësishëm, para së gjithash për shkak të gazit të lëngshëm të naftës që vjen nga ky vend.

“Greqia nuk është vetëm fqinj dhe mik historik, por drejtim i rëndësishëm strategjik, ekonomik, infrastrukturor, transporti që duhet ta ruajmë sepse situata që përjetuam tregoi se nuk mund të mbështetemi vetëm në një drejtim. Diversifikimi është i pashmangshëm dhe kjo është politikë e shëndetshme, sepse vend kontinental si Sërbia duhet të varet nga disa burime furnizimi”, shtoi Macut.